Nga : Ndue BACAJ
Hyrje
Ky shkrim-kumtesë i kushtohet një vepre të ndritëshme të atdhetarit e fetarit të madh nga Zadrima e Lezhës , Frang Bardhit (1606 -1643)- Ipeshkvit , humanistit , shkrimtarit , etnografit , studiuesit , leksikografit , folkloristit dhe rilindasit arbënor , i cili ndonse jetoi pak (vetëm 37 vjet) , vepra e tij është aq e madhe sa vlen shekuj të pambarimt. Viti 2018 , (si viti i 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombetar) është shpallur viti i Skenderbeut , mendova që në ketë shkrim-kumtesë të perqendrohem në librin apo më saktë në vepren e shkruar nga Frang Bardhi , Skenderbeu-Apologji të shkruar në vitin 1636…Veper me të cilen mbron me argumente , llogjikë të fuqishem e dokumentare origjinen Arbënore-Shqiptare të Skenderbeut nga fallsifikimet sllave. Kjo apologji apo mbrotje ndonse ka 382 vite që është shkruar , ajo jo vetem ka vlera historike të pakundershtueshme , por edhe tingëllon aktuale kundër fallsifikimeve sllavo-ortodokse e tjer , sot e nesër…
Frang Bardhi dhe vepra e tij Skenderbeu – Apologji
Rreth 168 vite pas vdekjes të Gjergj Kastriotit , do të bente “bujë” libri apo më saktë vepra – Skenderbeu –Apologji- e klerikut Frang Bardhi , vepër që i kushtohej mbrojtjes së origjinës dhe identitetit Arbënor e Shqiptar , të kryeheroit të Arbërisë e qytetrimit pernedimor të Europës të shekullit XV , Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Kjo apologji ishte shkruar per një kohë rekord (prej 15 ditësh) nga rilindasit i shquar arbënor Frang Bardhi . Libri i kundervihej me argumente e dokumente , libërthit të një perifti të njohur sllav (Peshkop në Bosnje) me emrin Joan Tomko Margnaviç , i cili më perpara kishte shkruar një libërth , me të cilin Gjergj Kastriotin Skenderbe mundohej ta bënte me origjinë sllave , madje nga fisi i tij (siç pretendonte ai) i Margnaviçëvet nga Nishi.. Në atë kohë nuk ishte e lehtë të besohej një liber apo vepër që kundershtonte apo pergënjeshtronte (edhe pse me argumente) një autor si Joan Tomko që vet Frang Bardhi e vlerson si burr ndër të tjer të shquar , me gjykim të sprovuar e kryevalltar në dituri. Joan Tomko pretendonte se libërthin e tij e kishte shkruar të bazuar kryesisht në “diploma” të kohës “Skenderbegiane” , si dhe në trashigimi gojore të të parëve të tij , të fisit të Margnaviçëve nga Nishi , fis që sipas Joan Tomkos rridhte nga trashigimtarët e perandorit “romak” Kostandinit të Madh prej Nishit (Nassiusi-t), që me ketë rast edhe Kostandinin e Madh , Joani mundohej ta bënte sllav (edhe pse dihej botërisht se Kostandini i Madh ishte me origjinë Ilire nga Dardania (Kosova). Shkrimi im –kumtesë , per vepren madhore të Frang Bardhit , “Skenderbeu-Apologji” , nuk do të kishin kuptim nëse unë nuk do ta “ilustroja” me citime nga kjo vepër me vlera të mëdha e të “perjetshme” historike. Por më perpara mendoj të theksoj ,se vepera ka një stil shumë interesant , pasi Bardhi në apologjinë e tij vlerson kundershtarin sllav në dituri, gjë që ja rritë vlerat Frang Bardhit dhe vepres së tij. Gjithashtu Bardhi në vepren e tij vë perballë “argumentat” e kundershtarit sllav Joan Tomko , me argumentat , dokumentet , autorët , arsytimin dhe gjykimin e tij , si dhe “lënë në doren” e lexuesve gjykimin e argumenteve se në të cilën anë peshon e verteta…
Citime nga vepra Skenderbeu – Apologji e Frang Bardhit , (botim i tretë , Tiranë 1999) .!
“Pata vendosur që të lë menjanë gjithçka botoi ketu e tre vite më parë per familjen e Margnaviçëvet Joan Tomku , burr ndër të tjerë i shquar , me gjykim të sprovuar e kryevalltar në dituri , dhe të merrem menjëherë me ato që po ky autor , ndermjet dokumentave lidhur me lashtësinë dhe fisnikërinë e familjes në fjalë , botoi per Skenderbeun apo Gjergj Kastriotin , princ të Epirit , por mua më mposhten lutjet e miqëve , deshirat e të cilëvet nuk është e udhës dhe e drejtë t’i marrësh neper kambë. Keta më luteshin pa pushim dhe me ngulm që unë të çfaqja mendimin tim per familjen e Margnaviçëvet , perpara se të nisesha nga Roma per në Epir , per të marrë persiper detyren e vyer të peshkopit. Keshtu me veshtirsi munda t’i hyjë punës per të paraqitur botërisht disa mendime të miat… (Skenderbeu – Apologji , fq.24-25). Pas kesaj “hyrje” Frang Bardhi fillon të “analizoi” faqet e libërthit të Joan Tomkos, si vijon: Që në faqet e para të ketij libërthi , që është per t’u flakur , dy gjëra rreth të cilave perqendrohet gati gjithë diskutimi ynë duhet hellur poshtë. Pas pershkrimit të gjatë që i bënë Nisës (Nishit N.B.) , per të cilën pohon se është quajtur edhe Nesë apo Naisë , kundershtari ynë e quan për të sigurt mendimin , megjithë se nuk mund ta vertetojnë në mënyrë serioze , se familja e Margnaviçëvet e ka fillin e origjinës saj më tej se princët e Nisës. Keshtu ai ndjekë mendimin e atyre që pretendojnë se kjo familje rrjedhë nga Kostandini i Madh , perandori më besnik i Krishtit (në vitet 306-337 mbas Krishtit). Siç është vertetuar historikisht sllavëve të Joan Tomko Margnaviçit u janë dashur edhe më shumë se dy shekuj kur filluan të zbresin nga Uralet per në trojet e Ballkanit , duke perfshirë edhe Nisen apo Nishin Dardan , ku kishte lindur Kostandini i Madh N.B.). Ja fjalët e Joanit në fq.8 të liberthit tij:”Pastaj per princët e kësaj duhet çmuar autoriteti i Bogomilit apo Theofilit…sepse sipas ketij autoriteti , është plotësisht e qartë që pasardhësit e Kostandinit , në kohen e perandorit Justinian (527-565 mbas Krishtit) , kanë zotëruar qytetin që zumë në gojë… Pas ketyre fjalëve ai (Joani) , shton menjëherë një far fragmenti si mos më keq , të njerrë nga një diplomë, të cilë gjoja , siç thotë ua paska lëshuar stergjyshërve të tij mbreti i Hungarisë Mathia , per sherbime ushtarake që i kishin bërë me besnikëri..”. Ndersa Bardhi i “pergjigjet”: Unë do të them hapur atë që mendoj , sikurse është d.m.th. një gjë fund e krye falso dhe sigurisht kundër të vertetës ta paraqitesh familjen e Margnaviçëvet , se e ka fillimin e saj…. nga princët e Nisës, po ashtu është krejt qesharake dhe e paqelluar të mendosh se e njëjta familje rrjedh nga Kostandini i Madh….(po aty , fq.26-27). Tomku pra e nxjerr zanafillen e familjes tij nga Stanisha , per të cilin në faqen 8 , ka thënë se mund të quhet në gjuhen latine “Kostandin”. Por se me sa besim na e radhitë ketu kundershtari vargun e gjatë të të parëve të tij, mund të provohet në mënyrë të mjaftueshme nga korruptimi i shëmtuar i vetë emrave. Sepse kush do ta shpjegonte emrin Stanisha . qoftë edhe kur e zotron mesatarisht gjuhen Ilirike (keshtu është quajtur në atë kohë edhe gjuha serbe…N.B.) , me fjalen latine Kostandin ?… Unë nuk mund të mos e admiroj autorin per ketë gabim të tij ,megjithse na e heqë vehten si shumë të rrahur në gjuhen e vet dhe ka botuar disa libra në gjuhen e tij amtare…. Joan Tomku pra duke u mbështetur në autoritetin e diplomës në fjalë , nxjerrë si perfundim se Stanisha që permendet më lart është quajtur arkond nga Niqifor Foka dhe nga Manueli , perandor të Kostandinopojës (Stambollit), i pari në vitin 963 dhe i dyti në vitin 1133 (në fakt në vitin 1143, N.B.) mbas Krishtit…. Atëherë unë se di se si mund të ngjiste që ky Stanishë të jetë nderuar me titullin e arkondit nga të dy keta perandor , veçse po të themi se ky jeri ka pasë jetuar permbi njëqindë e shtatëdhjetë vjet….Por në rast se Tomku i shpikë me kaq lehtësi të parët e vet ,atëherë ai do të ishte kujdesur ndoshta më tepër per familjen e tij , po ta kishte nxjerrë vehten si bir të Aferditës bashkë me Eneun…(po aty , fq.29-31). Tomku …. është perpjekur të provojnë se sundimi i Nisës ka qenë në duart e njerzve të tij gjer në kohë e Nemanias, i cili thotë kundershtari e rrembeu atë nga duart e Stanishës , të Stanishës dytë , që Tomku e shpiku per familjen e tij. Por e verteta është se Nemania (Zhupani Stefan Nemania 1130-1196 N.B.), nuk e rrëmbeu Nisën nga Stanisha , por nga perandorët e Stambollit…. Këtë e deshmon qartë Tagenon Patavini…(po aty , fq.33) ,(Shkrimtar bashkohës i barbarosës dhe i Nemanias , i cili shoqëron perandorin në ekspediten e tij të lindjes). Tomku e akuzon italianin Tagenoni per mungesë eksperience per punet në Serbi… Tagenoni ka jetuar në kohen e ketyre ngjarjeve , kurse Tomku po jeton bashkë me ne pas 430 viteve nga pushtimi i lartpermendur i Nisës…. Lexonjësi i mençur mund të gjykojë vetë në ketë rast se kujt i duhet dhënë më tepër besim , Tomkut që pa e vrarë mendjen dhe pa asnjë bazë , por duke u munduar vetem per çeshtjen e vet , e quan të paditur një autor kaq të shquar si italianin Tagenon , që ka qenë deshmitar konseguent… Tagenoni jo vetem që ska gabuar , kur pohon se Nisa i është rrëmbyer perandorisë së Stambollit….. Sepse familja e atyre që vazhdojnë të quhen gjer më sot Margnaviçë ,as ka ekzistuar gjëkundi në atë kohë , e as ska sunduar….(po aty , fq.35-37). …Tomku në librin e tij në fq.22 shkruan se Joani është quajtur nga bashkombasit tanë Juan dhe Juanis , zotëronte Arbërinë dhe në të Krujen , Lison , Sfetigardin dhe kështjellen e re (Elbasanin N.B.)bshkë me Kosturin …dhe pak më poshtë shton : Juani pati shumë femijë dhe qe më se i lumtur , por u detyrua t’ia japë peng ,mbrettit të turqëve , Muratit , e prandaj qau e vajtoi per ta , se u shkëput nga dhembshuria dhe dashuria atërore . Mbas vdekjes së tij , Gjergji njeri nga të bijtë i quajtur Skenderbe , d.m.th. Aleksander Zot , burrë me virtyte të admirueshme e mbajti sa qe gjallë principaten e babës që e shtiu në dorë me mjeshtri të mrekullueshme , duke korrur fitore të shkelqyera kundër armiqvet… Se sa i kobshëm dhe i urryer është në ketë rast gabimi i kundershtarit tonë Juan Tomko , konstatohet në mënyrë të majftueshme… Por kjo do të dalë edhe më qartë në dritë më poshtë kur unë (Bardhi) të parashtroj më tepër gjëra per Juanisin në fjalë dhe do të provoj se prindi i Gjergj Kastriotit , të quajtur zakonisht Skenderbe , nuk ka qenë Juanisi , i biri i Vukashin Margnavës , por një tjeter Joan (që në shqip i themi Gjon) Kastrioti , epiriotas edhe nga origjina , edhe nga vendi i lindjes. Per ketë të vertet do të sjellë deshmi nga shumë shkrimtar si nga Orbini , Barleti , Kalkondili (Laonik Klakondili 1430-1490 , kronikan i shquar bizantin) dhe Leunklavi , nga të cilet do të provohet se prindi i Skenderbeut ska pasur ndonjëherë në zotrim Lison , as qytetin e Kosturit . Prandaj pohimi i kundershtarit (Joan Tomko) se Kastriotët janë quajtur keshtu nga qyteti i Kosturit është i rremë…. (po aty , fq48-50). Por le të kalojmë tek ato që Tomku ka perhapur per Skenderben apo Gjergj Kastriotin. Keto ne i kemi lënë menjëanë gjer tani , me qellim që këtë çeshtje ta shqyrtojmë me kujdesin dhe vemendjen më të madhe pa u shperndarë në shumë drejtime , duke patur sigurisht më tepër parasysh të vertetën sesa atdheun. Kur pra kundershtari (Juan Tomko) shqyrtonte më lart çeshtjen e pasardhësve të Vukashinit , nuk u skuq të pohonte , megjithse nuk e vertetoi dot, se Skenderbeu ka qenë bir i Juanit ose (siç thotë ai vetë) i Juan Margnaviçit . Dhe që ta bëjnë lexonjësin per vehte dhe ta mbështesë trillimin e tij në një farë autoriteti , ka nxjerrë në ketë mes sipas zakonit që ka , një farë diplome gjoja , siç thotë , të mbretit të Hungarisë Mathia dhe kështu me qellim që siç thonë “me një gur të vrasë dy zogj” , na ka parashtruar dy argumenta shumë të favorshme per të , por qesharake dhe boshe si ngahera. Sepse dikush do të mund ta mohonte me plotë të drejtë se principata e Nisës u perket sot Margnaviçëvet si trashigimtar të ligjshëm të asaje principate , edhe sikur të mund të pohonte se kjo principatë ka pasë qenë trashigim i vjeter atëror i familjes së Margnaviçëvet , para ardhjes së turqëve në Europë…. (po aty , fq.68-69). Do të duhet pra të shqyrtojmë vleren e kësaj diplome … të cilen kundershtari ynë e ka si (thembren) e Akilit e vetëm të tij dhe e peshon si i thonë fjalës me kandarin e argjendarit. Po të permbyset ky themel atëherë e gjithë ndertesa margnaviçiane apo tomkiane do të rrëzohet per tokë e do të mbulohet nën gërmadhat e saj…. (po aty , fq.70-71). Që në fillim mund të shihet në është kjo diplomë pjellë e së vertetës apo trillim fantazie e Juan Tomkos. Na e quajtka këtu Skenderbeun Gjergj Juanoviç me qellim që sigurisht të besohet keshtu më lehtë se ai ka lindur nga Juanisi , bir i Vukashin Marganaviçit . Por kjo është një gjë absurde , sepse është në kundershtim të urryer me traditat e pergjithshme jo vetëm të epiriotëve dhe të ilirikëve , por edhe të gjithë orientit, si dhe me kujtimet e çdo shkrimtari (me perjashtim vetëm të diplomavet tomkiane). Sepse ç’gjë tjetër perveçse trillimeve mund t’i quash ato që serviren ketu per të ripërtritur shkëlqimin e margnaviçian tashma prej kohësh të shuar? Por le të vazhdojmë më tutje. Gjergj Kastrioti quhet ketu zot i Ohrit dhe i Kosturit etj. vende të cilat thuhet se i kishte ripushtuar duke ua hequr nga duart turqvet. Por ketë e pohon Tomku në një vend tjeter , në faqen 23 kur thotë: “janë quajtur Kastriot nga qyteti i Kosturit që e kanë pasur nën sundimin e tyre të parët e tij”… Por sigurisht është edhe më e sigurtë se prindi i Skenderbeut tonë nuk e ka pasë mbajtur kurrë nën sundimin e tij Kosturin dhe Ohrin . Rrjedh pra në mënyrë fare të qartë se Juanisi , i biri i Vukashin Margnaviçit nuk ka se si të ketë qenë babai i Skenderbeut…. Ska njeri që të dyshoj se Gjergj Kastrioti Skenderbeu , jo vetëm që ua shkuli nga duart turqvet gjithë mbertërinë atërore të tij , por edhe e shtoi dhe e zgjeroi më tepër vendin ku sundonin të parët e tij. Per këtë mund të shihet sidomos Joan Baptista Pigna (1530-1575) dhe Marin Barleti…(po aty , fq.81-82). Dhe tani besoj se këto majftojnë per diplomen në fjalë . Por unë nuk e quaj pa vend të them edhe diçka per familjen , atdheun dhe origjinen e Skenderbeut ose Gjergj Kastriotit. Duke u mbeshtetur pra në autor shumë të sprovuar e të dëgjuar , unë do të provoj (që kundershtari të skuqet t’i dalë perpara numrit të madh të historianëvet fort të shquar), se familja e Kastriotëve ka ekzistuar në Epir apo në Arbëri , dhe se Kastriotët nuk e kanë me asnjë mënyrë fillin e tyre nga i biri i Vukashin Margnaviçit….. Duket mjaft qartë se familja e Kastriotëvet numrohet si më e vjetra ndër familjet e tjera më fisnike të Epirit apo Arbërisë , prandaj ajo nuk e ka zanafillen e saj nga Juanis Margnaviçi . Perveç kësaj , prindi i Skenderbeut quhet ketu fare hapur Dibra (Joan-Gjon Dibra) ose Dobrensi , keshtu që ai duhet të thuhet epiriotas d.m.th.i lindur në Epir , veçse po ta shkëputësh Dibren nga Epiri. Më në fund edhe vetë Joani (Gjoni) , prindi i Skenderbeut thuhet se e ka origjinen nga Kastriotët , pra jo nga Margnaviçët , veçse po ta quash Vukashinin në mënyrë absurde Kastriotas. Në favor të këtyre është edhe Bartoldi i cili në “jetën e Skenderbeut” ,shkruan keshtu :”Gjergj Kastrioti ka lindur nga Joan Kastrioti , princ i Epirit dhe në radhë të parë i Krujës “….Le të shtojmë menjëherë pas kësaj Vladislavin , mbretin e Hungarisë e Polonisë , i cili në një letër që i dergon Skenderbeut , thotë sipas Barletit keshtu: “Kur yt atë , Joan Kastrioti, i rrëmbyer nga fati i zi , një princ siç dëgjoj , që ka merituar me plotë të drejtë mirnjohjen e të gjithëve etj.”. Dhe që të mos zgjatem duke cituar autorë , të gjithë ata , që bëjnë fjalë per prindin e Skenderbeut , e quajnë atë Joan Kastrioti. Shiko per këtë analet Turke , analet e Venedikut , të Raguzës , Marin Biçikemin , Joan Nikollë Doglionin , i cili bënë veçanarisht fjalë per të dy , edhe për Juanisin e Tomkos edhe per Juan Kastriotin, prindin e Skenderbeut , Joan Karol Saraçenin (shkrimar italian i shek.XVI), vepren e Jakov Gordonit (skocez, 1541-1620) të shoqërisë së Jezuitëve , Çezar Kampanën (historian italian 15040-1606) ,dhe shkrimtarë të tjerë shumë të kujdesur . Ketyre mund tu shtojmë edhe vetë Barletin ….(po aty , fq.91-94). Pastaj Ferdinandi (mbreti i Napolit) , para se të ndahej me Skenderbenë , thirri në një mbledhje të gjithë krerët dhe kapidanët e ushtrisë dhe u foli kështu: “Megjithse unë i jam falur emrit tënd o princ i ndritur Skenderbe , megjithëkëtë unë po të falem ty sidomos sot , sepse unë pashë tani dhe provova vetë me sytë e mi , në punë e sipër , më shumë dhe më tepër nga ç’thonë dhe nga ç’tregojnë zakonisht per ty . E s’është çudi , kur ti e ke zanafillen nga stëgjysher e nga një vend i tillë , siç është Epiri i pamposhtur apo Arberia …. në të cilën kanë luftuar e lulëzuar gjithmonë sa e sa prijës nga më fisnikët e nga më të pathyeshmit , sa e sa udhëheqës e kapidanë nga më kryetrimat e më energjikët , të cilë duke luftuar me rreptësinë më të madhe , shtruan edhe mbarë botën. Ketyre ua zunë vendin me radhë paraardhësit e tu dhe ti , o princ i pathyeshëm , i derguar nga Zoti dhe i zbritur si të thuash nga qielli , me qellim që bëje gjithë keto vepra të ndritura dhe gati të pavdekshme për çeshtjen e krishterimit…(po aty , fq.96-97). Ndersa shkrimtari e historiani italian nga Roma , Francisk Sansovini (1521-1583) , në “Historinë e pergjithshme mbi origjinen dhe luftrat e turqëve” , fletë kështu : “Ndëmjet popullit arbënor , i cili luftoi me trimëri të rrallë kundë turkut , kanë qenë shumë princë fisnikë e të mëdhenj , të cilët në keto kohë të fillimit të rritjes të otomanëvet , u vunë perballë me të gjitha forcat e tyre kundër perpjekjeve të turqvet. Por ndërmjet ketyre të gjithëve ka qenë njëri , zoti Skenderbe , që është më fisniku dhe më i denji per t’u mbajtur mend për jetë , sepse ky njëri e mbrojti trimërisht besën e krishterë në këto anë për shumë vjet dhe prandaj meritoi të bëhet mbret i Epirit. Veç kësaj ai bëri që të shkelqejë persëri ky komb i shtypur per shumë vjet nga ironia e fatit “. Keshtu thotë Sansovini pas të cilit do të permendë edhe Lazar Soranxin (poet , jurist e historin , shek.XVI-XVII), në vepren e tij historike per Turqinë “Otomanida”ku thotë: “E megjithëse ka qenë një kohë , kur arbënorët u treguan shumë trima kundër turqvet dhe veçanarisht në kohen e Gjergj Kastriotit , tani ata s’mund të tregohen të tillë…”. Kurse shkrimtari italian Bartholome Dionizi në kapitullin 187 të “Kopshti i gjithë historive të botës” e permendë Skenderbeun keshtu: “U shqua në kohen e vet dhe Gjergj Kastrioti arbënor…”.(po aty , fq.1012-103). Ja se sa unanimisht Skenderbeu thirret e konsiderohet arbënor apo epirotas. Në analet turke e quajnë atë “Armatum” ,d.m.th. epirotas …. Kardinali Petro Bembi (lindur në Venedik në vitin 1470, filolog dhe humanist i dëgjuar në kohen e tij , ka shkruar vepra letrare dhe një histori per republiken e Venedikut në 12 libra) , e quan Skenderbeun epirotas… Po ashtu nuk nuk dyshon ta quajnë Skenderbeun arbënor edhe abati , Tuberoni Dalamtas që shkroi per historinë e periullës 1490 gjer me 1522 në 11 libra … Po lë gjithaashtu menjëanë që të mos merziteni, shkrimtarë të tjerë të panumër e të shquar , sidomos italjanë , dhe poetë si Joan Baptista Marini (poet i shquar italian 1569-1625) , gruan fisnike Margarita Sarroki , (poete që ka jetuar në gjysmen e dytë të shekullit XVI dhe ka vdekur në vitin 1618), e cila bëri të pavdekshem emrin e saj në historinë e letersisë me poemen e saj prej 23 këngësh për Skenderbenë të cilen e ka titlluar “Scanderbeide” , d.m.th. kënga e Skenderbeut… Ajo ka hartuar me shumë mjeshtri dhe derguar në shtyp libërzë per lavdinë e Skenderbeut , ku e quan vazhdimisht kryetrimin tonë arbënor.. Ndersa poteti Joan Jakov Rici , (bashkohës i Sarroki-t) në librin e tij të titulluar : “Argëtimet e Parnasit”, rimë dhe prozë etj.dhe e botuar po në atë vit , shkruan keshtu per Skenderbeun , në librin 5 , num.649 ;
Beteja e Herkulit dhe e Skenderbeut
“Por me gëzim të madh e me furi ,
Skenderbeu epirotas i pathyeshëm ,
Sulmon kreshnik n’betejë e del ngallnyeshëm ,
Shpirtmadh , i vrullëshem e plot fuqi.”
(Dhe më poshtë):
“Frenon Aleksandri (Skenderbeu N.B.) , nga Epiri dalë ,
Atin e lartë , lindur aq krenar ,
Në vrap i lehtë ,e azgan për kundershtar ,
Po aq me armë shterngue e ball për ball ,
Parzmore prej lëkure t’ashpër ka ,
Shigjetë e shtizë permbi hark , hata ,
U hollen shtizat me të shpejtë prej harkut ,
Arbnori n’krye , i sjellun kah Tebani ,
Tjetër topus pëdor nga Herkuljani…” (po aty , fq.105.).
Po me qellim që të zhduket çfar do aresye dyshimi , per atdheun dhe origjinën e Skenderbeut , do të sjellë ketu disa autor të shquar dhe nga çdo anë më të mëdhenj… Nga këta Gjergj Bartoldi …prej Prage …në hyrje të veperzës per Skenderbenë , fletë kështu per prindin e tij Joan : “Baba i Skenderbeut ,Joan Kastrioti ka qenë princ i shkelqyer i Epirit dhe Arbërisë . Ky e ka origjien e tij nga fisi bujar dhe mbretëror i mbretit të Epirit Pirros… Kurse Joan Tarkognati , historian italian , (lindur në fundin e shekullit të XV dhe ka vdekur në vitin 1566), në pjesën e dytë të librit 17-të ,të “Historisë së botës” , kur shkruan per veprat e Muratit , sulltanit të turqëve… Shënon (per prindin e Skenderbeut Joanin) Joan Kastrioti Arbënor….Por le të dçgjojmë dëshminë e shënuar të vetë Skenderbeut , i cili në pergjigjen që i bënë princit të Tarantos Joan Antonit , i shkruan kështu per origjinrn e fisit të vet , sipas kujtimeve të Papa Piut II : “Pastaj ti e perbuzë fisin tonë dhe Arbënorët i quan gati bagëti. Sipas zakonit tënd , ti fletë me perbuzje dhe duket se nuk e njeh origjinën e fisit tonë. Të parët tanë kanë qenë epirotas , nga të cilë ka zbritur ai Pirroja me nam , sulmin e të cilit me veshtirsi munden ta durojnë romakët dhe i cili Taranton e shumë vende të tjera të Italisë i pushtoj me armë”…. (po aty fq.107-109). Ndersa Frang Bardhi duke “mbyllur” vepren e tij thotë: Ato që trashigojmë nga etërit dhe gjyshrit , ua lëmë me lehtësi pasardhësve tanë , sidomos kur është fjala për gjëra të shquara e që meritojnë të mbahen mend , sipas fjalës : “Pyet babanë tënd dhe do të tregoi të parë e tu”. Këtu është nevoja të merret parasysh se , që nga koha e Skenderbeut e gjerë tani nuk ka kaluar aq kohë sa që të jetë shlyer e harruar çdo kujtim i tij (Skenderbeut) dhe njerzëve të tij nga bashkëkombasit tanë . (Sepse keta e kanë zakon që të këndojnë gjithmonë nëpër gostitë e tyre , ashtu siç bënin të vjetrit , per origjinen dhe veprat e paharruara të burravet të tyre të shkelqyer….).(po aty, fq.118-119). Dhe vazhdimisht gjer në ditet e sotme bashkëkombasit tanë flasin për të dhe këndojnë me zë të lartë trimërinë e tij nëpër gostitë , siç thamë , dhe e quajmë Skenderbeun tonë…me emrin e shquar “Kulçedra e Arbënit” ,d.m.th. Dragoi i Epirit. Dhe sa herë që shqiptohen keto fjalë . kuptohet vetëm Skenderbeu..
Pastaj në rast se ndryshimi i shenjavet apo i diademavet tregon ndryshimin e një familje , atëherë edhe nga kjo pikë kyçe do të mund të konstatohet se Skenderbeu ynë nuk ka rrjedhur me asnjë mënyrë nga familja e Margnaviçëvet . Siç del qartë nga Barleti dhe nga privilegjet e familjes imperiale të Flav Engjellit , ky princ shumë i fuqishem perdorte një shqipe dykrenore mbi një fushë të kuqe . Ketë stemë Skenderbeu e pat prej të parëvet dhe stergjyshërve të tij. Familja e Margnaviçëvet , perkundrazi ska patur aspak shenja të tilla dhe kjo duket qartë nga Orbini në “Gjenealogjinë e Margnaviçëvet” . Por kjo duket edhe nga vetë Tomku , i cili thotë per vehten e vet se ka qenë po prej kësaj familje të Margnaviçëvet dhe prandaj ka perdorur shenja të saj dhe është kujdesur me një mënyrë , që s’është parë gjer më sot , të pikturohen në tiarën e tij.(Tiarë =mbulesë e stolisur koke , diademë , mitër peshkopi etj.).
Nga të gjitha keto që kemi thënë del pa tjetër ky konkluzion : Nëse nuk gabon Tomku , kur thotë se Skenderbeu ka qenë sllav , atëherë gabojnë kaq e kaq shkrimtarë , princër e mbretër , kur thonë që Skenderbeu ka qenë epiriotas ose Arbënor . Por në gabojnë tërë këta shkrimtarë shumë të rëndësishëm e të dëgjuar , tërë keta mbretër të ndritur e të fuqishëm , që kemi permendur , dhe mbi të gjitha në gabon mendimi i pergjithshëm i kombit tonë , apo gabon Tomku që punon per qellimin e vet , këtë ska njeri që të mos e shohë… (po aty , fq.123-125).
Pak fjalë , kush ishte Frang Bardhi ?
Frang Bardhi Lindi në Kallmet të Zadrimës (Lezhë) në vitin 1606. nga një familje e njohur… Frang Bardhi studimet i kreu në Itali, në kolegjin e Loretos dhe pastaj në atë të Propaganda Fides. Në vitin 1635 u emërua peshkop i Sapes dhe i Sardës. Bardhi me punën e vepren e tij u njohë edhe si humanist , shkrimtar , studiues , leksigograf , folklorist dhe etnograf . Ishte shkruesi i parë i një fjalori për gjuhen shqipe (i cili kishte rreth 5000 fjalë të përkthyera nga latinishtja në shqip) , si dhe numërorë, emra vendesh dhe një sasi fjalësh të urta e shprehjesh të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqiperisë. “Fjalorin latisht-shqip , Bardhi e shkroi që kur ishte student dhe e botoi më 1635 në Romë. Frang Bardhi në fjalor sjell në përdorim edhe shume fjalë të lashta. Në fund të fjalorit, në një shtojcë, ka perfshirë edhe material gjuhësor, si emra mashkullore e femërorë, emra farefisnie, emrat e qyteteve dhe të kështjellave kryesore të Shqipërisë, parafjalë, pasthirrma, disa mënyra të përshëndeturi si dhe një dialog të shkurtër. Ketu janë përfshirë edhe 113 proverba, shumica origjinale dhe vetëm pak të përkthyera , ku ndër keto “spikatë ajo që thotë : “Tek shkel turku, nuk mbin bar”. Kjo e bënë që Bardhi të jetë edhe leksikografi i parë i gjuhës shqipe dhe folkloristi e etnografi i parë shqiptar … Në veprimtarinë e tij Bardhi do te jetë në rradhët e para të atdhetarëve që i përkushtohen luftës për t’u çliruar nga zgjedha e turko-osmane , zhvillimit dhe përparimit të vendit dhe të gjuhës shqipe. Gjendja e mjeruar e popullit nën sundimin e egër osman, dëshira dhe përpjekjet për t’a ndihmuar atë që të shpëtonte nga kjo robëri , ishin shqetësime që e mundonin vazhdimisht Bardhin. Kjo duket edhe në relacionet që i dërgonte herë pas here Papës. Ja si shprehet në një relacionin e vitit 1641 për rëndimet dhe poshtërimet që u bëheshin fshatarëve shqiptarë, sidomos të krishterëve, nga arbitrariteti i feudalëve turq: “Dhjetë ose pesëmbëdhjetë turq bashkohen dhe kalojnë nëpër shtëpitë e krishterëve dhe hanë e pinë sa të kenë oreks, gjithë ditën gjithë natën pa paguar asgjë. Ai i shkreti nuk mund të thotë se nuk ka bukë, verë, mish e tagji për kuajt e tyre, sepse ia përmbysin shtëpinë dhe e rrahin egërsisht. Po nuk pati, duhët të lerë peng rrobat e trupit për të ngopur lakmitë e tyre të mbrapshta …”. Relacionet e tij kanë edhe më shumë të dhëna të tjera për gjendjen shpirtërore të popullit, për zakonet, traditën e tij etj… Bardhi e shikonte detyrën e peshkopit jo thjesht si të një misionari fetar , por edhe të pregatiste të rinj shqiptarë të shkolluar e t’i vinte fre dërgimit të misionarëve të huaj në viset shqiptare. Ai kërkonte klerikë të arsimuar shqiptarë, dhe per këtë kishte nxitur dhe dërguar për studime në Itali, klerikë të vendit, të cilët do të merrnin në dorë edh drejtimin shkollave… Vdiq në vitin 1643 , por ndonse vdiq i ri në moshen 37 vjeçare ai la vepra sikur të kishte jetuar 370 vite… {Referencë; (https://sq.wikipedia.org/wiki/Frang_Bardhi)}.
Në vend të epilogut
Vepra e Frang Bardhit , Skenderbeu (Apologji) që në atë kohë që u shkrua ishte jo vetëm vepra më dinjitoze dhe më e vlefshme , kundër falsifikimit të origjinës Arbënore –(Epiriote) Shqiptare të Gjergj Kastriotit Skenderbe , nga prifti sllav Joan Tomko , por ishte e pazevendësueshme edhe kunder falsifikimeve të tjera sllave e më gjërë , që do të “mbinin” ndër vite e shekuj deri në ditet e sotme… Është “interesant” të cilësohet se në shekullin e XVII (kam lexuar dikun…) , se një prift sllav kishte arritur të fuste në arkivat e Selisë së Shenjtë në Romë një dokument falsifiluar , apo “diplomë” (siç e quanin në atë kohë një shkresë (akt) të autoriteteve kompetente , me anën e të cilës ndokujt i ngakohej zyrtarisht ndonjë funksion , ose i akordohej ndonjë privilegj) , me qellim “ndryshimin” e orgjines së Skenderbeut nga Arbnor –Shqiptar në sllavo-serb , dokument që u zbulua si i falsifikuar. Unë nuk e di nëse ai prifti që ka futur ketë dokument apo “diplomë” falso në arkivat e Selisë Shenjte ka qenë sllavi Joan Tomko Margnaviç , apo ndonjë tjeter, por zbulimi i ketij dokumenti falso do të merrte shkas nga kjo vepër e Frang Bardhit edhe pasi ai nuk jetonte më.. Vlerat e veprës -Skenderbeu (Apologji) edhe sot pas 382 viteve që është shkruar janë një “armë” e fuqishme dhe e pakontestuar , kundër falsifikimeve të “viçëve” sllav dhe filoviçëve , e tjerë siç është historiani zviceriano-gjerman i kohëve tona Oliver Jens Schmitt , apo edhe i atyre që mbajnë pasaportë shqiptare…
“Viti i Skenderbeut 2018” , Malësi e Madhe shkurt 2018.