
Nevoja për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve buron nga fakti se ata paraqesin një grup shoqëror shumë të ndjeshëm që shumë lehtë mund jetë pre e keqtrajtimit dhe dhunës.
Sot në ditën e mbrojtjes së të drejtave të tyre Bashkia Lezhë në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore organizoi një aktivitet sensibilizues dhe festiv.

Falenderojmë shkollat që ishin pjesë e këtij aktiviteti :
– Shkolla “Gjergj Kastrioti”
– Shkolla “Shen Eufemia”
– Shkolla “Beslidhja”
– Shkolla “Atë Shtjefën Gjeçovi”
– Shkolla “Kosova”
– Shkolla “Lezha Academic Center”
– Shkolla “Gjergj Fishta”
