Legjenda e Venusit të Rilindjes Italiane

0
236

Nga :Gladiola Jorbus

Një portret që ka pushtuar pikturat më të spikatura të Rilindjes Italiane. Simonetta Vespucci – gruaja më e bukur dhe më e admiruar në Firence. Simonetta Cattaneo Vespucci, fisnikja e famshme e Rilindjes, ende konsiderohet si muza apo e dashura  e piktorit të mirënjohur Sandro Botticelli.

Simonetta Vespucci mbetet absolutisht njëra ndër modelet më të spikatura të pikturës italiane. Imazhi i saj identifikohet me Venusin në tablotë “Primavera” dhe “Lindja e Venerës”.Fytyra e saj u përjetësua pikërisht nga piktori i famshëm i Rilindjes Italiane Sandro Botticelli. Ajo ka qenë muzë frymëzimi edhe për vetë Lorencon e Mrekullueshëm, i cili ka shkruar katër sonete pas vdekjes së Simonettës, në kujtim të saj.Ndërkohë që Lorenci i Mrekullueshëm i dedikoi vargje bukurisë së flokëverdhës magjepsëse, një tjetër piktor Piero di Cosimo, kishte pikturuar portretin e Simonetta Vespucci-t, në të cilin ajo  shfaqej e veshur si Kleopatra me një nëpërkë që shëmbëllen si varëse rreth qafës së saj.Bukuroshja e Rilindjes ka lindur si Simonetta Cattaneo de Candia në vitin 1453 (historianët nuk pajtohen në lidhje me vendin, nëse është Genova apo Portovenere). Të dhënat e pakta biografike na tregojnë se kur ishte 16 vjeç, ajo u martua me Marco Vespuccin, pinjoll  i njërës prej familjeve më të pasura, aleatët e Medicit.Simonetta ishte një grua elegante, fine dhe e shkëlqyeshme, me një çehre të zbehtë, me sy të mëdhenj të qartë, që ndriçonin fytyrën, e kornizuar nga flokët e saj me onde.Të gjithë të rinjtë më të shquar të Firences në atë kohë u pushtuan nga hiri i tij, para së gjithash vëllai më i vogël i Lorencos, Giuliano simpatik, i cili ndërkohë, ndoshta u bë i dashuri i saj.Ekziston një legjendë shumë romantike që lidhet me Simonetta Vespuccin. Në kronikat  e kohës, ajo  konsiderohej nga bashkëkohësit e saj, si  gruaja më ë bukur dhe me të ra në dashuri Giuliano de Medici. Rreth  fundit të shekullit të pesëmbëdhjetë, ai u vendos në Firence, së bashku me vëllanë  e tij Lorenzo i Mrekullueshëm. Teksa ky i fundit kishte në fokus shtrëngimin e frerëve të politikës së qytetit, Giuliano impenjohej në gara të ndryshme për të fituar dashurinë e Simonettës.Mori pjesë në një turne, ku spikaste flamuri i tij. Nga njëra anë, shfaqej portreti në kanavacë i Simonettës, pikturuar nga Botticelli, kurse në anën e pasme të flamurit lexohej diçitura: “ një dhe e vetmja.”Midis dy të rinjve lindi shkëndija e dashurisë që nuk pati asnjë të ardhme: Giuliano u vra në prill të 1478, ndërsa vajza vdiq shumë mundësisht nga murtaja në moshën 23- vjeçare në vitin 1476.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.