NGA :NDUE BACAJ
Ka shekuj që ndër shqiptarë jeton shpirti dhe forca e Shejtit mrekulli-bërës me emrin Shna-Ndou i Padoves ,ku rezidenca e perhershme e këtij Shejti ka qënë në kalanë e vjeter me emrin Sebastia , e cila ndodhet pranë qytetit të sotem të Laçit, që ndër shekuj e deri në ditet tona njihet me emrin Kisha e Shna Ndout . Sebastia është një qytez e vjeter nga e cila sot (perveç rrenojave) kemi si deshmi nga një tumë e germuar , në vendin e quajtur Koder Bogëz ; një unazë ari që i perket shekullit VII mbas Krishtit , dy parzmore , një fibul argjendi dhe dy monedha të Septim Severit dhe Maksimilian Dazes të epokes romake .. (Luigji M. Ugolini ,Shqiperia e Lashtë ,fq.46 ). Historia e shkruar e kësaj kishe nga vet “kisha” dhe autor të ndryshem është shumë e hershme. Ajo në vitin 1349 njihej si Kisha e Zojes së bekueme , dhe në vitin 1557 mori emrin Kisha e Shna Ndout. Pikrisht per shugurimin e Kishes së Shna Ndout shkruan edhe At Lovro Mihaçeviq, ku ndër të tjera shkruan: “…Në korin e Kishes në murë qendron mbishkrimi i shkruar me shkronja te kuqe ; Templum hoc consecratum est an.1557 (kjo kishe eshte shuguruar në vitin 1557) . Kuvendi Sebaste është rrezuar gjatë termetit të vitit 1853 ….Menjeherë më poshtë nën kishe gjendet shpella ,per të cilen populli thotë se është e Shen Vlashit , Ipeshkev dhe martir ,të cilin ata e duan për shqiptare te vetin e jo armenas….” (At Lovro Mihaçeviq, NEPER SHQIPERI 1883 – 1907, fq.32). Ndersa nga Studiuesi dhe Albanologu i njohur Austriak Theodor Ippen citoj : “ Pranë fshatit Laç, (atëherë nuk ishte qytet N.B.), ngrihet kisha e pelegrinazhit Shna Ndoj “Shen Antoni “ e cila çmohet shumë dhe nderohet si nga të krishteret dhe muhamedanet… Sipas mbishkrimit kisha duhet të jetë vetem 450 vjeçare…..
Në anen e kishes ndeshen rrenoja ,të cilat i perkisnin padyshim një manastiri që ka ekzituar në ketë vend . Kisha dhe manastiri i dikurshem ngrihen mbi një shkemb , i cili perben shpatin e rrepirte të një përroi malore . Në kete murë shkembore ndodhet një shpellë , e cila vizitohet gjithashtu nga pelegrinet. (Theodor Ippen, “Shqiperia e Vjeter”fq.155 -156). (Ky pershkrim i perket vitit 1900 , N.B. ). Pushtuesit turq duke njohur dhe pasur frikë njekohesisht nga mrekullit e kesajë kishe e shkaterruan ,por kryengritjet e Shqiptareve të atyre viteve ,dhe të mbeshtetura nga selia e Shenjtë ,dhe fuqit e krishtera te Europes detyruan pushtuesin që në vitin 1605 të lejoje rindertimin mbi keto themele të kishes famemadhe të Shna Ndout. Per ndertimin e kesaje kishe edhe sot ekziston një gojdhenë e cila ka marrë trajtat e një legjende : “ Na ishin njëhere disa Françeskan që donin të ndertonin një kishë . Ketë kishë ata donin ta ndertonin në vreshtin e Kalase së Sebastes, sepse aty kishin edhe kuvendin e tyre . E ndersa e ndertonin diten të nesermen në mengjes matrialet e ndertimit gjindeshin në afersi te shpelles së Shen Vlashit, pra më larg kalasë. Pasi kjo histori u perserit disa here u kuptua se vetë Engjujt me frymen e Zotit jo vetem leviznin matrialet ndertimore naten ,por u tregonin Françeskanve dhe popullit , vendin ku duhej të ndertohej kjo kishë ,që edhe keshtu u bë …” Eshte interesant se kjo gojdhene nuk tregon as vitin kur tregohet legjenda dhe se cilit emertim të kishes i takon ; asajë të Zojes së Bekueme Apo te Shna Ndout..Sidoqofte kjo është një histori që ka mbijetuar dhe ka “perfituar” trajtat e një legjend prej qindra vitesh e deri sot…”. Një studiues i njohur francez i shekullit XIX (Hekardi) ndër të tjera shkruan se: “…Kisha e Shen Ndues mund të mbante deri në 500 njerzë….dhe pranë saj gjendej kuvendi ku banonte prifti apostolik….Ky vend ishte nën mbrojtjen e themeluesit të tij të Shenjt , nderohej mjaft nga banoret e provinces ,dhe mbi te gjitha nga malsoret e Shkodres …Muslimanet dhe të Krishteret e konsideronin jo vetem një tempull ku duhet te lutesh,por edhe një streh të shenjtë dhe të paprekshme ,së ciles i afrohen me shumë respekt. Edhe muslimanet shpesh sillnin ketu gjerat e tyre më të çmuara…Me 13 qershor diten e Shen Ndues,vinin per pelegrinazh nga të kater anet e Shqiperisë,dhe secili kryente ketë veprim me një perqendrim dhe perkushtim vertet shembullorë. Disa vinin që tu permbushen deshirat e shprehura në rrethana solemne, disa i binin perqark Kishes tre here duke ecur kembadoras , të tjeret bejnë ndalesa dhe shprehin lutjet e gjata në çdo cep të nderteses dhe perpara shembelltyrave të Shenjetoreve , që në ketë ditë vendosen poshte kishes . Të gjithë adhurojnë diçka . Banoret e qyteteve lënë para, flamure mendafshi dhe gjëra të tjera . Fshataret sillnin djath ,fruta ose dyllë. Malsoret sillnin qengja ,dele ose desh e tjer..”(Hyacinthe Hecquard;HISTORIA DHE PERSHKRIMI I SHQIPERISË SË EPERME ose i GEGËRISË..FQ.75-77). Edhe një misionar Italian e pershkruan Laçin si një mjedis pelegrinazhi per Katoliket dhe Muslimanet, duke “rikonfirmuar” se mbi shpellen e Shen Biaxhos (keshtu e quan ai shpellen e Shen Vlashit,N.B.) është e ndertuar një kishë që shkon deri në disa qindra vjet…që i është kushtuar Shen Antonit (Shna Ndout). Gjithashtu famullia është administruar nga Rregulltaret e …Shen Françeskut .(Fulvio Kordinjano ,SHQIPERIA permes Vepres dhe Shkrimeve te misionarit madh italian At Domeniko Pazi-1847-1914,fq.203).Nga librat e Shenjte të Kishes Katolike mesojmë se Shna Ndou kishte lindur në Lisbone (Portugali ) me 18 gusht te vitit 1195 në një familje bujare e kristiane , dhe emri i pagzimit kur lindi ju vu Ferdinand . Ishte mjaftë i ri kur hyri me deshiren e tije ndër rregullat e Shen Agustinit, ku pas kesajë u dergua në kuvendin e Koimbres ,dhe per 9 vite rrjesht studioj shkrimet e shejta ,dhe shkencat e kohes, ku atje u shugurue edhe meshtarë. Deshira e mëvonshme e martirizimit per besimin Kristian e beri që të lërë petkun e Agustinianve dhe te veshte atë të Shen Franceskut te Asizit. Pas shugurimit meshtar ky shejt kishte marre emrin Anton (që në shqip i themi Ndoj ) . Fillimisht frati i ri Antoni u nis per në Afrikë , por vetë Zoti e kthen me mision në Itali. Ne vitin 1221 ky frat i ri për here të parë njohu nga afer Shen Franceskun, në një kuvend të pergjithshem të ketij urdhri fetare Katolik. Pas kesaje në Bolonje kaloi si meshtar i pervuajtur i Zotit ,ku nepermes lutjesh e pendesash ju shfaqen vetitë e jashtezakonshme të tija në fushen e dijes dhe të fjales. Pas kesaje kisha katolike i besoi detyren e predikimit dhe apostullimit. Luftoi gabimet e Albigjezve të shperndarë në Francen e jugut e gati në të gjithë Italinë. Gjatë tërë aktivitetit të tijë si meshtar u dallua per fjalen që i zinte vend,dhe per predikimet hyjnore të Jezu Krishtit në emer të të cilave beri mrekulli të pa numerta që Kisha Katolike ja njohu dhe vlersoi… Shna Ndou jeten e tije toksore e nderpreu me 13 qershor të vitit 1231, duke ndërruar jetë ,per tu ngjitur perjetsisht ne qiell si Shejtë pranë vet Jezu Krishtit ,në emrin e të cilit shfaqi mrekullit e tij që vazhdojne sot e do të vazhdojnë perjetesisht… E ndersa jeta e ketij Shejtori i perket besmit Katolik , mrekullit e veprat e tije bamirse u perkasin njerzve të të gjitha besimeve, çfare tregon se ky Shejt është i të gjithve pa dallim Besimi ,Race apo Kombesie. Kisha Katolike duke njohur veprat e mrekullit hyjnore të Shna Ndout, me anen e Papa Gregorit IX e shpalli shejt fill pasi ndërroi jetë… Me daten 8 prill 1263 eshtrat e Shna Ndout u rivarrosen në Baziliken kushtuar atij në Padova , një vend ky që pelegrinet nga Italia dhe Bota e kalojnë numrin e pesë-milionë vizitoreve në çdo vit . Per Shenjterimin e Shna Ndout ekziston edhe sot një legjendë e cila thotë se kur Shna Ndou u shenjterua nga Vatikani, nderkohë Kembanat e Lisbones binin vetë pa u rënë askush… Ndersa per diten e levizjes të Eshtrave të Shna Ndout (32 vite pas vdekjes) Ministri Xheneral i rregullit , kur hapi arkivolin e Shna Ndout kishte thirrur i emocionuar : “ O gjuhë e bekuar , tani mund ta kuptojme sa të mëdha kanë qënë para Zotit meritat tua ..”. Pasi Gjuha e Shna Ndout ishte ruajtur mrekullisht e fresket , ku që nga ajo kohë edhe sot kjo Gjuhë ruhet në baziliken e Shna Ndout në Padova. Gjithsesi duke parë nevojat e shumta të besimtarve kristian shqiptarë Fretnit Franceskan suallen në kishen e Laçit truporen e Shna Ndout , duke besuar keshtu se suallen edhe mrekullit e ketij Shejti , shpirti i të cilit tashma pushonte në Qiell . (Është interesant të thuhet se besohet se vet Shna Ndou dikur kishte vizituar vendin ku ndodhet sot kisha në Laç ) . Gjithsesi që nga ajo kohë mijera e miliona pelegrinë ; Katolik, Ortodoks, Musliman, Bektashi , por edhe ateist kanë vershuar në drejtim te kishes së Shna Ndout (Laç) ku ndodhet truporja dhe Fuguria e Shna Ndout . Që nga ajo kohë mrekullit e Shna Ndout ndër shqiptarë e më gjërë nuk kanë fund. Pelegrinazhi realizohet çdo vit , por më i rëndësishmi konsiderohet ai i trembëdhjetë të martave rrjesht (por edhe ditë të tjera) deri në diten e 13 qershorit. Vizitoret e Shna Ndout kanë dy pika të rendesishme referimi : Kishen dhe shpellen e Shen Vlashit , historia e të cilit thotë se Shen Vlashi ka qënë Ipeshkve dhe jetonte në qytezen e lashtë të Sebastes, por paganet e ndoqen deri tek kjo shpellë ku u strehua , dhe të pa-fetë e gjeten dhe e mbyten. Gjithsesi historia mendohet se ka lidhje edhe me atë që Shna Ndou ishte strehua vetë në një shpellë (Itali), ku lutej e vetem lutej duke u ushqyer me bukë e ujë , derisa nje ditë i ishte shfaqur vetë Jezusi si fëmijë. Duke u nisur nga keto vuajtje të vetë Shna Ndout ,besimtaret në 13 të martet (13 javet e mundimshme) të ketij Shejti mbajnë thatë ,domethene nuk ushqehen me produkte mishi e bulmeti me origjinë shtazore (me gjak të nxehtë)… Pelegrinazhi gjatë kesaje periulle 13 javore ,por edhe në ditë të tjera realizohet duke vizituar ,Kishen, Shpellen ,por edhe gurë shkembinjë e gjithshka per-rreth, ku në pergjithsi gjatë ketyre vizitave njerzit kanë me vehte fotografi apo fugure siç u thotë populli, si dhe uratet e perhershme. Në Kishen e Shna Ndout (Laç) njerzit luten ,per vehte dhe të afermit e tyre ,ku nga keto lutje mrekullit nuk kanë munguar kurre (njerze që sherohen menderisht e fizikisht, zgjidhje konfliktesh të ndryshme familjare e shoqerore e tjer , por edhe mbarsi në jetë , kur lutjet nuk i ke me hile). Vlenë të theksohet se shumë pelegrinë kalojnë edhe naten te Kisha apo në shpellen aty afer (megjithse ky rit nuk është detyrim besimi..), si dhe falin diçka nga pasuria e tyre ,por edhe marrin me vehte DHE nga toka aty ,ku ketë Dhe e konsiderojnë çudibërës dhe e quajne dheu i Shna Ndout. Është interesant të thuhet se dy herë u hodh në erë Kisha e Shna Ndout ; një herë nga pushtuesit Turq dhe një herë në vitin 1966 nga shteti komunist ,por që të dyja heret hodhen në erë vetem ndertesen ,por jo besimin dhe mrekullite hyjnore të Shna Ndout . Edhe pse komunistet e ndaluan me ligjë besimin te Zoti , nuk munden kurrë të ndalojnë besimtaret që të vizitonin fshehurazi rrenojat e Kishes së Shna Ndout (që per disa kohe …kerkonin ta kthenin në repart ushtarak). Por më interesantja ka mbetur se kur ishin ngusht dhe pa shpresë edhe vetë komunistet vizitonin fshehtas dhe i luteshin Shna Ndout ti ndihmojë…. Pas renies së regjimit komunisto-ateist , me 17 mars të vitit 1992 filluan punimet per rindertimin e Kishes e gjithshka i nevoitet ketij tempulli lutjesh , si edhe ujesjellesi dhe centrali i vogel elektrik, por edhe rruga dhe sheshi ku mblidhen pelegrinet e shumtë nga e gjithë Shqiperia e më gjërë.. Të gjitha punimet u perfunduan me 13 qershor të vitit 1994 , ku në porten e Kishes, një kopje historike e dekumentuar e Kishes së Shna Ndout është futur per t’jua trashiguar brezave ,qindra apo mijera vite më vonë. .. Sidoqofte historia e Kishes së Shna Ndout ne Laç tashma është bërë pjesë e pandarë e historisë së Shqiptarve ndër shekuj , ku po kaq janë edhe mrekullit hyjnore të ketij tempulli e Shenjtori që pelegrinet dhe adhuruesit vazhdojnë vetem të shtohen …sepse shtohen edhe nevojat e njerëzve të kesajë Botë per tu afruar sa më afer jetes shpirterore të Krijuesit që na ka falë me shembelltyren e tij….