Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot kandidatët për deputete të Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë nuk i ka kursyer akuzat në drejtim të bashkisë së Shkodrës, dhe kryebashiakes Voltana Ademi, në lidhje me qendrën e vaksinimit, që është bërë në stadiumin “Loro Boriçi”.Ai theksoi se jashtë këtyre ambienteve të mbyt pisllëku. Mes të tjerash kreu i qeverisë tha se “tifozllëku e ka penguar shumë Shkodrën”.“Jam i keqardhur, por ka një të vërtetë të pamohueshme mes Bashkisë se Shkodrës dhe qeverisë. Si pasojë e një kontrasti që bëhet mes Vlorës dhe Shkodrës, apo dhe Korçës, apo dhe Pukës. Jam i keqardhur. Kur isha për të inspektuar procesin e vaksinimit, jashtë stadiumit mjedisi ishte pisllëk, pisllëk, pisllëk. Ndaj nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ndaj kërkuam që stadiumi mos të menazhohej bashkia, për shkak të paditurisë therëse të personave në Bashki. Refuzuan, dhe pamjet flasin vetë. Ne kemi bërë një përpjekje serioze për të krijuar opurtunitete për Shkodrën, për adresa dhe plot arsye për t’u vizituar. Kemi ristrukturuar teatrin “migjeni”. Jemi penguar dhe bllokuar pafundësisht. Kemi dhënë një shembull të mirë për zonën e Shirokës. Plani ynë i veprimit nuk është plan elektoral për t’u thënë deri në 25 prill dhe më pas të ikim me tram për Tiranë.”, tha Rama.