Presidenca ka reaguar zyrtarisht pas vendimit të gjykatës Kushtetuese për të certifikuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, pavarësisht bojkotit të opozitës. Presidenca tha se Kushtetuesja i zhgënjeu shqiptarët, për interesa të errëta. “Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ishin moniste. Gjykata Kushtetuese mund t’i kthente popullit shqiptar mundësinë për të zgjedhur përfaqësuesit e tij në nivel vendor. Por përkundër kësaj pritshmërie të lartë, kjo gjykatë për fat të keq i zhgënjeu të gjithë.Kushtetuesja për interesa që nuk përkojnë më popullin shqiptar, e shpalli veten jokompetente. Për fat të keq, Kushtetuesja e la çështjen pa zgjidhje. Ajo nuk u dha zgjidhjeve pyetjeve të ngritura.”, tha Dërvishi.Kujtojmë se pas zbardhjes së vendimit Presidenti Ilir Meta duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve të reja për 6 bashki të cilat kanë mbetur pa kryetarë dhe konkretisht në Shkodër, Durrës, Lushnje, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë.