MOS MÊ DASHURO
Mos më dashuro
Kaq shumê
Mos më bëjë
Të mërzitem për ty
Ku ishim më herët
A jetonim ne dy
Në të njëjtën botë
Kush na mallkoi
Të mos takoheshim kurr
E tash kur më shikon
Me ata sy që shkëlqejnë
Nga ata lot
Nga ajo dashuri
E di që u vonuam
Dua të ik nga ti
E di që nuk do të jem
E lumtur
Në lotët e tjetërkujt
LËNDIM E MALLKIM
Bashkë nuk ia dolëm dot
Edhe pse në heshtje
U dashuruam
T’ia pranonim njëri tjetrit
Nuk guxuam
Ishte frika ajo
Nga një humbje tjetër
Nga një lëndim
Apo mallkim
Sa ëndërra kishim
Vetëm Zoti e di
E tash në këtë hapësirë
Të zymtë, pa ty
Sa shumë më dhemb
Kjo zemër e lënduar
Sa shumë dhembin
Kujtimet për ty