Vllaznia dorëzohet para Egnatias 0 me 2

0
50
Mund të jetë një imazh i 6 persona, persona që luajnë futboll, njerëz që luajnë futboll dhe teksti
   Vllaznia nuk rezistoi dot me 10 lojtarë, Egnatia largohet me tre pikët nga “Loro Boriçi”
Ka përfunduar me rezultatin 0-2 përballja e sotme mes Vllaznisë dhe Egnatias, e vlefshme për javën e 6 të “Abissnet Superiore”-s. Shkodranët kanë qenë të pafatë në këtë sfidë. Që në minutën e 17 të ndeshjes, kuqeblutë mbeten me 10 lojtarë. Dragashi u ndëshkua me karton të kuq dhe Vllaznia e pati të vështirë të rezistonte me një lojtar më pak.
Në minutën e 49 Iskandërli zhbllokoi rezultatin dhe i dha avantazhin Egnatias. Rrogozhinasit nuk u mjaftuan me një gol të vetëm. Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Duamena e ndali sërish topin në rrjetë për skuadrën e Egnatias. Këta të fundit u larguan me tre pikët nga “Loro Boriçi”, duke dëshmuar se synimi i tyre këtë sezon është titulli kampion.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.