Kur vargjet dhe miqtë nuk të harrojnë kurr….

0
169
Këta ishin , dhe janë poetet, jo si sot.Më parë, dhe më  shumë  se poet , publicist e gazetar, ishin dhe mbeten Njerz,pa furçe për njëri tjetrin.Faleminderit Ilrian Zhupa që na e risolle  poetin  tonë me këtë  poezi   të “moçme”!
Përg: Ilirian Zhupa
Këto vargje të mikut dhe vëllait tim Petrit Ruka, janë shkruar si sot 44 vjet më parë, më 30 tetor 1977. Me shpresën se Petriti më jep leje nga Qielli dhe gruaja e tij Zhaneta nga Toka, po e publikoj për të gjithë miqtë tane.
KËNGA PËR TY…
Më lodhën sytë e tu të bukur
A ke parë një degë pjergull
Tek pikon lëngun e Jetës,
Kjo është zemra që rënkon
Sipër emrit të Zhanetës.
O Ilir i gjakut tim,
Po më lodh kjo jetë e gjatë,
Jeta ime pat shkëlqim
Sa një lule në lofatë.
Ndoshta s’di që të jetoj
Se kam metër poezinë,
Zjarr në ditët që kanë ikur,
Tym në ditët që do vijnë?!
A ke parë një degë pjergull
Pa një syth që të marrë frymë,
Jeta ime nëpër mjegull,
Jeta jote nëpër brymë…
…”kjo ashtu fare kot”….
PETJARUKA
Tepelenë, më 30.10.1977

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.