Njëri nder intelektualët më të spikatur që ka qyteti i Shkodrës, z. Engjell Çekaj e takojmë thuajse çdo ditë në pedonalën e qytetit Shkodër, teksa merr drejtimin për tek “koloseu”,ku aty pinë kafen me miqt e tij të moçem dhe të ri.Dhe realisht ne asnjërit nuk na shkon mëndja se pikrisht sot ky intelektual i i qetë, dhe gjithënjë i buzëqeshur sot “feston” 60 vjetorin e perfundimit të gjimnazit “29 Nëtori” të Shkodres.Ndaj duke i uruar edhe 100 vjetorin e kësaj dite të shenuar , ne po botojmë postimin e tij.
30 Qershor 2021.
…Para 60 vjeteve ne Qershor 1961 mbaruam gjimnazin 29 Nendori ne Shkoder.
Pothuaj se te gjithe vijshim nga shkolla 7 vjecare Ndre Mjeda,ndersa une nga qyteti i Korces.
Krijuam nji miqesi te paster .
Dhe kete miqesi e perjetuam dhe disa here me raste pervjetoresh me nji nostalgji te bukur.
Por shume prej nesh sot nuk jetojne dhe me kete rast shpreh nji homazh te thelle.
Kujtoj…B.Koplikun,Gj.Radovanin,M.Dervishi,B.Bejlerin,F.Dizdarin, S.Tirana,V.Jubani ,K.Kastrati,N.Serdari,R.Malevija,F.Agaj,L.Gurakuqi,L.Zajmi,I.Bala..
Kujtime qe nuk harrohen kurre.