KRYEMINISTRI I KOSOVËS HOTI: UDHËHIQEMI NGA TRE PARIME …

0
197

Kryeministri Avdullah Hoti ka zgjedhur Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës për ta shpalosur kornizën dialoguese për fazën e ardhshme të negociatave me Serbinë.

Hoti shkoi në akademi një ditë pasi ky institucion, si rrallëherë, nxori një publikim për të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun e Brukselit, ku dha edhe rekomandime për lidershipin, se si t’i qaset këtij procesi në të ardhmen, raporton KOHA.Sipas Hotit, korniza dialoguese fillimisht është përshtatur brenda koalicionit dhe me të e ka njoftuar edhe opozitën, por që vetëm një pjesë e saj ka shfaqur gatishmëri për bashkëpunim.Ai ka thënë se do të udhëhiqet nga tri parime kryesore, e që janë: integriteti territorial është i panegociueshëm; marrëveshja duhet të garantojë që organizimi kushtetues i Kosovës nuk negociohet; dhe se marrëveshja duhet të jetë në frymën e aktit më të lartë juridik.“Nuk ka kuptim asnjë marrëveshje e cila nuk siguron njohje reciproke. Jo njohje të modelit të dy Gjermanive”, ka thënë ndër të tjera Hoti.Shefi i ekzekutivit ka propozuar themelimin e një forumi me liderët e të gjitha partive politike, ndërkaq brenda Zyrës së Kryeministrit do të formohet këshilli i ekspertëve. E Kuvendit do t’i propozojë themelimin e një komisioni parlamentar për dialog, të cilin duhet ta udhëheqë opozita.Sa i përket rolit të presidentit, kryeministri ka insistuar se Thaçi duhet të mbetet brenda kompetencave që ia përshkruan Kushtetuta dhe se Qeveria është udhëheqëse e këtij procesi, ashtu siç e obligon edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.Por, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, ka thënë se ajo që i ka munguar deri më tani dialogut është paqëndrueshmëria e faktorit politik.“Nuk e kam pasur të qartë as sot nuk e kam të qartë se nga e kanë marrë këtë të drejtë politikanët e Kosovës…të bëjnë kompromise të marrin e jepin në emër të Kosovës. Nga kushtetuta jo se jo, as nga vota e popullit jo se jo”, ka thënë Kraja.Kraja e ka kualifikuar si papërgjegjësi të madhe qasjen që dikush dëshiron të zhvillojë dialog me ndërmjetësimin e SHBA-së, e dikush tjetër me ndërmjetësimin e BE-së.Akademia ka publikuar të martën botimin mbi dialogun shtetëror Kosovë-Serbi, që për autorë ka Arsim Bajramin dhe Gjylieta Mushkolajn.Bajrami, i cili është anëtar i Akademisë, e ka këshilluar Hotin që t’i rikthehet zbatimit të marrëveshjes që kishte çuar në përplasje të mëdha.“Personalisht iu këshilloj që ta merrni këtë çështjen e Asociacionit si një detyrë që duhet ta kryeni”, ka thënë Bajrami.E Hoti ka konfirmuar se do t’i rikthehet Asociacionit të komunave me shumicë serbe.“Unë besoj që të tregojmë seriozitetin shtetëror kur i respektojmë marrëveshjet që i kemi nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Hoti.Në vitin 2015, Asociacioni ishte shpallur antikushtetues në të shtatë kapitujt e tij. Megjithatë, Kushtetuesja ka sugjeruar që ky mekanizëm të themelohet ashtu siç e parasheh marrëveshja e 19 prillit, e vitit 2013.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.