KRONIKA “Një femër e përfshirë në këtë mes”/ Dëshmia e fortë për vrasjen e 8 vjeçarit: Mateo ka ditur një sekret

0
231

Një dëshmitare ka hedhur dyshime të forta për vrasjen e Mateo Vasiut në Gracelli të Fierit nga 38-vjeçari Klodian Çalamani.Në një bisedë telefonike, në emisionin “Me zemër të hapur”, dëshmitarja ka treguar se në këtë ngjarje të rëndë është përfshirë edhe një femër.Sipas në këtë ngjarje është i përfshirë një person shumë i afërt me familjen e Mateos. gjithashtu ajo thekson fajin se Mateo mund të ketë qenë dëshmitar i një ngjarje që i ka marrë jetën vogëlushit.“Nuk është vetëm Klodiani në këtë mes, por edhe një femër. Tezja e Mateos ka telefonuar vetë një person para dy ditësh dhe ajo e di këtë. Pra të merren shenjat e  gishtave, qoftë te  nusja e xhaxhait qoftë edhe një person tjetër shumë i ngushtë. Për atë që ka bërë Klodiani ai duhet të varet.Por nëse do të ishte vrasës ai do të kishte vrarë fëmijë me kohë. Ku e dinte nëna që vëllai ishte sëmurë, ku i dinte nëna këto biseda…Unë mendoj që Mateo ka parë diçka, ai donte të thoshte një sekret tek xhaxhi dhe tezja.

Mateo është dëshmitar i një ngjarje”, ka thënë ajo.

Ndërsa tezja e Mateos ka mbështetur deklaratën e dëshmitares së dhënë në emisionin me ‘Me Zemër të Hapur”.Ndërsa ritheksoi se duhet të hidhet dritë mbi këtë ngjarje, pasi nëna e 8-vjeçarit e cila është akuzuar si e përfshirë  ka qenë në punë, për këtë arsye duhet të zbardhet se e vërteta.“Jam dakord me dëshmitaren. Mateo ka qenë dëshmitar i një ngjarje. Përse u akuzohet motra ime. Kam parë në media që fajtore është Florinda. Të dalë e vërteta. Motra ime ishte në punë, kush është ajo nënë që vret fëmijën e saj”, ka thënë më tej tezja e 8-vjeçarit./

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.