Monika Kryemadhi:Mirëprita me kënaqësi ditën e sotme Kreun e Prezencës së OSBE në Shqipëri, Ambasador Vincenzo Del Monaco.

0
152

Mirëprita me kënaqësi ditën e sotme Kreun e Prezencës së OSBE në Shqipëri, Ambasador Vincenzo Del Monaco. Duke e falenderuar për rolin pozitiv të misionit për reformat që vendiMonika Kryemadhi: ka ndërmarrë lidhur me shtetin e së drejtës, i nënvizova nevojat që Shqipëria ka për përmirësim të vazhdueshëm, drejt një demokracie funksionale, që garanton të drejtat e njeriut dhe biznesit. Masakra e 25 Prillit dëshmoi se politika shqiptare nuk ka dhënë ende një zgjidhje të plotë e afatgjatë për zgjedhje të lira e të ndershme, ndaj ne do të mbetemi të angazhuar për një reformë më të plotë, për një sistem dhe ligj zgjedhor që mundëson barazinë e votës dhe e kthen pushtetin vërtetë në duart e sovranit. Reformat me standarde reale, që rrisin besimin e qytetarëve tek institucionet dhe e ardhmja në Shqipëri, janë edhe rruga e vetme drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.