Kosova paditë Malin e Zi për çeshtje pronash

0

Vijesti shkruan se Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka ngritur padi kundër Komunës së Budvës, në Mal të Zi dhe kompanisë “Sunraf Beach Areas”, duke kërkuar kthimin e 4 mijë e 500 metrave katërorë tokë në shtëtitoren “Rafailovic”, vend ku dikur ishte vendosur një vendpushim për fëmijë.Komuna e Budvës, sipas Vijestit, e përfaqësuar nga Sekretariati për Mbrojtjen e Pronës, i kryesuar nga Nikola Plamenac, kundërshtoi procesin gjyqësor, duke kërkuar nga gjykata ta hedhë poshtë atë si të parregullt.Padia që kanë bërë institucionet e Kosovës ndërkaq thotë se ata kanë blerë vendpushimin me emrin “Ganimete Tërbeshi”, gjashtë dekada më parë.Padia për përcaktimin e të drejtave pronësore, u paraqit në Gjykatën Themelore të Kotorrit. Ministria e Drejtësisë të Kosovës, po kërkon që gjykata e Kotorrit të lëshojë një masë të përkohshme që ndalon hedhjen dhe tjetërsimin e tokës deri në përfundimin e mosmarrëveshjes gjyqësore.Vendpushimi më vonë u emërua “Lahor”, sipas ndërmarrjes me të njëjtin emër nga Prishtina.Pas luftës së fundit në Kosovë, selia e ndërmarrjes nga Prishtina u zhvendos në Malin e Zi dhe më pas u privatizua ose u shit. Ndërtesa e rrënuar e ish-vendpushimit u shkatërrua dhe filloi ndërtimi i një ndërtese shumëkatëshe.Institucionet e Kosovës në padi theksojnë se janë pronar të pronës së përmendur dhe si provë kanë bashkëngjitur një marrëveshje blerjeje të lidhur më 22 mars 1961 në Gjykatën e Qarkut në Kotor, kur ngastra prej 4,555 metra katrorë ishte blerë.Nga Komuna e Budvës ndërkaq thanë se nga provat e bashkëngjitura nga pala kosovare nuk është e mundur të nxirret një përfundim me siguri në lidhje me ekzistencën e kartës identifikuese aktive të paditësit në lidhje me parcelat e diskutueshme, raporton Gazeta Express.“Çështja nëse paditësi është” pasardhës “i SAP Kosova nuk është subjekt i së drejtës private ndërkombëtare, por është një çështje e karakterit të së drejtës publike ndërkombëtare dhe gjykata nuk është kompetente për t’i dhënë një përgjigje “kësaj pyetje “, thuhet në përgjigje.Komuna më tej është e mendimit se pretendimi nuk ka asnjë bazë ligjore.
“Të gjitha dekretet, urdhrat dhe rregulloret e tjera të lëshuara nga UNMIK, si Administratë e Përkohshme e Misionit të KB në Kosovë, nuk mund të zbatohen në territorin e Malit të Zi, veçanërisht në mosmarrëveshjet në lidhje me blerjen, përfundimin, përmbajtjen dhe ushtrimin e të drejtave reale të pronave të paluajtshme, sepse në atë rast, ligji i zbatueshëm është ai i shtetit në të cilin ndodhet çështja”, thuhet në përgjigjen e padisë.Qeveria e Kosovës po kërkon kthimin e 172 pronave, nga të cilat 42 të paktën janë në Mal të Zi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.