Një mesazh, e gjendur brenda një shisheje ka lundruar për 3 vite nëpër oqeanin Atlantik, para se të përfundonte në duart e një të riu. Në fakt, mesazhi ishte shkruar nga një 13-vjeçar i quajtur Vermont.“Jam 13 vjeç dhe po pushojmë me familjen në Rhode Island. Unë jam nga Vermont. Nëse dikush e gjen këtë letër, të më kontaktojë në adresën time të emailit.Tre vite më vonë, letra u gjet nga një tjetër adoleshent, i quajtur Christian Santos. Ai e zbuloi shishen në Azores, një arkipelag portugez në mes të Atlantikut.“Unë e mora atë dhe pashë brenda dhe kishte një letër atje,” tha Christian. “Mendova se ishte interesante dhe shkova t’ia tregoja mamit tim”.Nëna e tij, Molly Santos, i tha djalit të saj se shënimi ishte nga afër Massachusetts, ku ai lindi para se të transferohej në Azore.Kurioz për të mësuar më shumë rreth autorit të mesazhit, Christian dhe nëna e tij vendosën të ndiqnin udhëzimet brenda shishes.Ata dërguan një email, por nuk morën një përgjigje sepse Sean kishte harruar prej kohësh shishen dhe nuk po priste ndonjë përgjigje.