Shëngjin, sherri për vajzat përleshë katër të rinj…

0

Dy vëllezër të identifikuar si Amarildo dhe Adriano Jushi janë konfliktuar fizikisht me dy vëllezër të tjerë, shqiptarë të Kosovës, Çlirim dhe Qëndrim Zeneli. Këta të fundit kishin ardhur nga Kosova për të bërë pushime në Shëngjin.Por, një ditë më parë ata janë përleshur me vëllezërit Jushi. Të katërt janë zënë me grushte me njëri-tjetrin dhe kanë përfunduar me dëme fizike nga kjo përleshje. Të rinjtë janë proceduar penalisht, ndërkohë që po marrin ndihmën e nevojshme mjeksore në spitalin e Lezhës.Fillimisht gjithçka mësohet se ka nisur me debate verbale për vajzat që kanë parë të rinjtë. “E pashë unë i pari…,”- ka qenë shprehja që ka nisur të gjithë sherrin mes të rinjve. Pamjet tregojnë grupin e djemve që sulen dhe ndjekin njëri-tjetrin me shkopinj në duar.
Pamjet e publikuara nga JOQ tregojnë dhe sherrin e dhunshëm mes të rinjve. Dy prej tyre ndalojnë një prej të rinjve dhe e dhunojnë me shkopinj pranë një makinë të parkuar. Ndërsa të tjerë, ndjekin një tjetër person me motor. Kjo skenë ka sjellë dhe panik në zonë, pasi në sfond dëgjohen dhe banorë duke bërtitur: Ua çfarë kanë more, uaa!

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.