KOPLIK, POLICIA BASHKIAKE “PRANGOS” MAKINAT E PA DISPLINUARA

0

Vite më pare është aplikuar nga policia bashkiake e Shkodres, “prangosja” e të gjitha automjeteve që janë parkuar n֝ë vendin e gabuar. Një metodë e tillë duket se ka dhënë efikasitetin e duhur në displinimin e drejtuesve të automjeteve, për të mos parkuar aty ku nuk lejohet. Ndaj një metodë e tillë këto ditë po aplikohet edhe nga Policia e Bashkisë M.Madhe. Ngushtimi i rrugës në qënder të qytetit të Koplikut, si rrjellojë e rikonstruksionit të sheshit të qytetit, por edhe shumëfishimi i qarkullimit të automjeteve veçanarisht gjatë muajt gusht, pasi emigrantët e kanë këtë muaj, muajin e tyre të pushimit, dhe per pasoj ardhja në vëndëlindje, krijon mbipopullim ne rruget e qytetit. Kësisoj policia Bashkiake, krahas vëndosjes së gjobave, tashmë prej disa ditesh ka aplikuar edhe “prangosjen” e automjeteve. Kështu sipas shefit të policisë Bashkiake Rasim Smakaj, prangosja e gomave të automjeteve ka bërë që të ndikojnë pozitivisht në displinimin e drejtuesve të automjeteve, në menyrë që këta të fundit të mos i parkojnë automjetet në trotuare apo në mes të rrugicave të pallateve, aty ku edhe veshtirsohet qarkullimi i banorve të këtyre pallateve. Ndërkaq një problem që është hasur këto dite nga vendosja e “prangave” këtyre automjeteve, është nderhyrja e “miqeve” me autoritet nepermjet telefonit, çka realisht nese vijon e komnpromenton mjaft këtë mas ndeshkuese per drejtuesit e automjeteve. Gjithësesi policia Bashkiake po kryen detyren e saj funksionale.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.