KESHILLTARJA E PD, REAGON NË FACEBOOK PËR MBLEDHJEN E KËSHILLIT

0
1746

Ndërkohë që sot është mblidhur këshilli i Bashkisë M.Madhe, këshilltarja e PD Mimoza Rexhvelaj e cila vazhdimisht dhe gjatë mbledhje me zërin e saj shpreh problemet e qytetarëve, për mbledhjen e ditës së sotme këshilltarja Rexhvelaj me anë të profilit të saj në Facebook është shprehur:

Mbledhja e Keshillit Bashkiak Malësi e Madhe

Pavarsisht se ditë Bajrami arritem me sakrifica të bënim korumin për kalimin e ndihmës ekonomike, që t’u gjendemi pran njerërzve në nevojë.

Numri i aplikimeve është i ultë po ashtu edhe lista e fituesve sa vjen e tkurret.

Patëm “nderin” të kishim të pranishëm Kryetarin e Bashkisë dhe sigurisht të na jap përgjigje se si Malësia po lulzon çdo ditë dhe kjo vrehet masmirit në mungesën më ditë e javë të ujit të pishëm.

Me qelbësitjen e kazanve të mbeturinave, me rrugët e shkatrruara që as “qerret” nuk kalojnë.

Me shkollat e amortizuara dhe pa bazë materiale për vitin e ri shkollor.

Mungesen e trasparencës së investimeve, paqartësin në projektet e të ardhmes…

Realiteti është i qartë:
Mungon uji.
Mungon parkingu në qëndër të qytetit.
Mungon pastrimi.
Mungon punsimi.
Mungojnë investimet reale se imagjinaret janë me shumicë.
Mungon asistimi në kopshte e shkolla.
Mungon riparimi dhe riveshja e rrugëve dhe shesheve. 
Mungon trasparenca.

Jeni në fund të mandatit dhe premtimet që “Rilindja” u bëri malësorëve është një vrim në ujin e liqenit legjendar të “Malësisë së Madhe”!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.