MBLIDHET KËSHILLI I BASHKISË M.MADHE

0
2598

Të gjitha pikat e rëndit të ditës së përcaktuara për zhvillimin e mbledhjes së rradhës së këshillit të Bashkisë M.Madhe, duket se nuk e kanë patur vleren e asaj pike që random quhet: të ndryshme. Kështu pasi janë miratuar duke patur vetem tre vota kundra të demokratve, gjithëçka e hedhur ne tavolinen e këshilltarve ka marrë okejn. Gjatë kësaj mbledhje këshilli, ndonse nuk ka zgjatur shumë, kanë spikatur tre gjëra të veçanta mbase nga herët e tjera….

PAS SHUMË KËRKESASH KRYETARI I BASHKISE TONIN MARINAJ I “BINDET “ KËSHILLIT, VJEN NË MBLEDHJE
Ka disa mbledhje që këshilltaret e Bashkisë M.Madhe, debatojnë ashper me kryetarin e këshillit Ilir Halaj, dhe n\nkryetarin e Bashkisë Sytki Ndrecaj. I gjithë debati konsistonte në mospjesmarrjen në mbledhje të kryetarit të Bashkisë Tonin Marinaj. Dhe ja më në fund, duket se kreu i Bashkisë Tonin Marinaj është ”dorzuar” para kërkeses së këshilltarve, dhe ka marrë pjesë në këtë mbledhje, edhe pse nuk ishte e ndonjë rëndësie të veçantë. Marinaj i ka dëgjuar këshilltarët me vëmëndje. Kësisoj këshilltarët e majtë apo edhe të tjerë të “rreshtuar “ majtas edhe pa “lejen” e partisë, më së shumti janë mjaftuar me shtrengimin e duarve dhe pershendetjeve me kryetarin e forces se tyre politike. Ndërsa të djathtet të cilet realisht në këtë këshill numerohen me “pikatore” sot kanë bërë qendresen e tyre politike….

SHTOHET NUMERI I KESHILLTAREVE GRA…

Arsyet janë nga më të ndryshmet, ne nuk po ndalemi këtu , se perse bëhën këto zevendësime këshilltaresh nga forcat e ndryshme politike, por ajo që bie në sy, është shtimi i numrit të këshilltareve gra. Në realitet roli i femrës në këshillin e Bashkisë, vlersohet pozitiv, i but, por edhe i pa korroptuar. Por sa dhe si është realiteti në këshillin e Bashkisë M.Madhe, kjo natyrisht lë shumë per të deshiruar. Perjashto dy intelektuale të forces politike PD, konkrertisht Mimoza Rexhvelaj dhe Vera Lakaj zëri i të cilave perherë është në sinkron me shqetësimet e qytetarve.

…DHE KJO MBLEDHJE ESHTE NDJEKUR NGA AFER PREJ DEPUTETKIT DEMOKRAT ROMEO GURAKUQI

Në fakt kjo mbledhje e këshillit të Bashkisë M.Madhe, mbase si asnjëre tjeter, është vezhguar nga një deputet i demokratve, dhe pikërisht kryesuesi i listës së deputetve Shkodran prof Romeo Gurakuqi. Ky i fundit ka mberritur thuajse në kohen e fillimit të mbledhjes, është pershendetur dhe njekosisht kanë shkembyer edhe biseda të shkurtera me n\nkryetarin e Bashkisë Sytki Ndrrecaj, dhe çuditerisht me keshilltaret e forces se vet politike vetem sa është pershendetur, pa bërë diferencen nga këshilltaret e tjerë. Kështu duket se fushata e ardhshme elektorale po jep shkendijat e para. Ku mund të pritet një objektiv i rëndësishem i demokratve per të synuar të rikthehen në bastionin e dikurshem të tyre. Gjithësesi ky monitorim edhe nga një perfaqësuese e nj֝ë organizate joqeveritare, krahas deputetit Romeo Gurakuqi, mund të vlersohet si një vemëndje ndaj Bashkisë M.Madhe nga Pd. Megjithëatë gjithëçka është në fillimet e veta….

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.