Natyrisht që në emisionet televizive, apo shkrimet e gazetave dhe portaleve te shumta, më së shumti shohim dhe lexojmë lajme jot të mira nga Shqiptaret dhe për Shqiptarët kudo nëper Europë. Dhe realisht ky realitet nuk na bënë të ndihemi mire. Dhe sa pakë per të mos thënë aspak shohim dhe lexojmë lajme të mira per suksesin e mjaft djemve dhe vajzave Shqiptare neper Botë. Një rast i tillë, vertetë model i njeriut të punes dhe intelektualit Shqiptar, është edhe ish oficeri nga qyteti i Koplikut Shyqyri Bajrakurti. Prej vitesh ky ish ushtarak i ushtrisë së asaj kohe e “tradhtoj” atdheun, dhe iku pikërisht tek Rreziku Angolo… nuk shkoj me tej , vetem këtu u ndal. Dhe sot Shyqri Bajrakurti ka kompaninë e tij të biznesit me një emer disi intrigues. Lllogaria e Majorit mund të thuhet në Shqip. Ajo që perbën fakt interesant, është realiteti se kompania që krijoj dhe drejtoj sëbashku me familjen e tij Shyqi është nder kompanit e listuara nga qeveria e mbreterisë së bashkuar si e gjashtë më e mira deri tani, por vazhdojnë të fitohen piket per te zënë vende tjera nderi. Në një intervistë të dhënë këto ditë Shyqi , tregon se si ia nisi punës në Angli, puntor në ndertim e pastaj…Punë, shkollim dhe kerkesë ndaj vetës per të arritur majat e një biznesi. Me gjersisht rreth këtij suksesi te emigrantit Shyqyri Bajrakurti në Londer do të ndiqni të plot intervisten në tv Kopliku në Emisionin Jetë Tjeter…