MJEK I PALODHUR E PROFESIONIST I AFTË, NJERI GJITHË POZITIVITET…

0

Shkrimi  i mëposhtëm, kushtuar Dr.Ferdinand Mujës, mjek imazherist-radiolog në QSU “Nënë Tereza”, është botuar dhe një vit më parë. Qëllimi i këtij ripublikimi është që të japim mesazhin,  se edhe në sektorin e shëndetësisë shërbejnë mjekë e specialistë të tjerë, ndihmësmjekë e infermiere etj., të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të tyre. P.sh., do të veçoja këtu Dr.Sokrat Xhaxhon, mjek në Spitalin e Neurologjisë ”Dr.B.Preza” të kryeqytetit; Dr.Zoje Kurtin, mjeke familjeje në Qendrën Shëndetësore Nr.4 të Tiranës e të tjerë.

Por, njëkohësisht, për fat të keq, është venë re shpesh herë se ende  ka punonjës të shëndetësisë të papërgjegjshëm në detyrë, të korruptuar e që “të shohin duart”,se  sa para u jep atyre, padrejtësisht etj.?!

Prandaj, menndoj që organet përgjegjëse shëndetësore mos të behën palë me këto veprime, ashtu si dhe mbarë opinioni shoqëror. Por të organizohet kontroll i rrebtë, jo me fushata dhe mos të shihet gjendja “me dylbi”, nga zyra?! Sigurisht, së pari, lipset të evidentohen shembujt pozitivë dhe, njëherazi, të demaskohen e të vihen para forcës së ligjit, të gjithë ata, që e nëpërkembin detyrën e shenjtë, e cila u është besuar dhe për të cilën paguhen, pikërisht dhe nga ata pacientë, që kanë nevojë për t’u vizituar ose kuruar.

1. “Ndoshta, nuk do të kisha shkruar përsëri (Shih një shkrim në Internet dhe gazetën “Shëndeti”, gusht 2016), nëqoftëse nuk do të bëhej nxitje për mua, publikimi i një fotografie të re, në profilin e tij të Fb, nga vetë Dr. Ferdinand Muja. Në pamjen e parë, duket se nuk ka asgjë të rëndësishme, pra për t’u  veçuar  ose për të shkruar. Sepse, të gjithë njërëzit, që janë pjesëtarë të kësaj faqeje interenetike, herë pas here dhe sipas shijeve të tyre, bëjnë përzgjedhjen e vendosjen aty, të fotografive të tyre…

Po, ishte diçka tjetër, që bënte dallimin, në rastin, për të cilin po i shkruaj këto radhë. Kur të afërm, kolegë e miq, pacientë të tij etj., e panë këtë fotografi të Dr.Ferdit (kështu i flasin atij), menjëherë, nisën të shkruajnë  poshtë saj, mendime e ndjenja të tyre. Ato nuk janë të ndikuara ose të diktuara nga ndokush, por rrjedhin fjalë zemre e shpirti, që atyre  u kanë buruar, për këtë mjek të palodhur e profesionit. Sigurisht, njohjet e tyre janë vetjake, pra nuk ka hamendësime. Secili prej tyre ka patur rastin ta takojë e ta njohë atë: në punë, gjatë ushtrimit të profesionit. Por dhe në kohën jashtë saj: në jetën familjare e shoqërore, në veprimtaritë e ndryshme, që janë organizuar me kolegët, për çështje të përgjithëshme mjekësore ose, ngushtësisht, të specialitetit të tij.

Për ndonjë të interesuar, sqarojmë se Dr. Ferdi Muja është  mjek imazherist-radiolog, në klinikën “Dr.Selenica” të QSU, pikërisht të “babait” të asaj qendre, që ky e themeloi  dhe ku shërbeu me zell e përkushtim, vite të tëra.

2. Tani, pa u zgjatur, le të kthehemi te fotoja e publikuar në profilin e tij  të Fb,nga Dr.Ferdi Muja. Që në fillim, dua të mbështes dhe të falënderoj gjithë ata njerëz, të moshave, profesioneve e krahinave të ndryshme të Atdheut, të cilët janë shprehur aq bukur, duke nderuar, respektuar dhe vletësuar lart këtë mjek. Këtë gjë ata e kanë bërë, sepse ai tregohet përherë i palodhur e u qendron pranë njerëzve, të cilët kanë probleme shëndetësore.

Por, njëkohsisht, u kërkoj ndjesë të gjithëve, se është e pamundur t’ua përmendi këtu emrat e tyre. Ata, që merren me Fb, e dinë që janë me dhjetëra njerëz ose me shumë, që vërtetë nuk shkruajnë gjë aty, por thjesht klikojnë, dmth tregohen miratues e vlerësues të njeriut, që ka aty fotografinë ose shkrimin e tij. Në rastin konkret, në mos gabohem, janë bërë gjithësej rreth 250 klikime, nga njerëzit, që e kanë parë të publikuar fotografinë e Dr.Ferdi Mujës.

Por, po nënvizoj se dhjetëra njerëz, janë shprehur me fjalët e tyre, të cilat u kanë dalë nga zemra,ndaj këtij mjeku, tashmë të njohur. Përzgjdhja e emrave, të disa prej tyre dhe fjalët, që ata kanë shkruar, është thjesht vetjake. Bile, në përgjithësi, pak prej tyre janë të njohur për mua, në jetë.

Një veçori  dalluese është se, vetë Dr.Ferdi, ka shkruar dhe ka përshëndetur, secilin nga njerëzit, që ka shprehur ndjenjat dhe mendimet e tij, me rastin e publikimit të kësaj fotografie. Sepse, në përgjithësi, njerëz të ndryshëm, pasi i lexojnë fjalët e të tjerëve, zakonisht, nuk “lodhen” që t’i kthejnë përgjigje secilit, veç e veç, por bëjnë një falënderim të përgjithshëm, në fund.

3. Në radhën e parë, po përmendi fjalët e Matildës, e cila më “ndihmoi” dhe që ta vendosi titullin e këtij shkrimi të thjeshtë. Fjalët e saj janë domethënëse, pra jo të stërzgjatura. Ndërsa, në vazhdim, po vijoj me mendimet  e pak të tjerëve:

Matilda Ajkind:Shumë mirë..Giithë pozitivitet je, Dr.Ferdi!

-Genta Ballabani Ahmeti: Doktor me vlera…Të përshëndes!

-Gani Çupi: Kështu të pafsha gjithmonë, më i miri në vend!

-Ladi Shehu: Siç ke titullin, ke dhe paraqitjen, Dr.Ferdi!

-Lavdrim Shehu: Merr një hudhër në xhep, se nuk i dihet!? (ha,ha)

-Ali Murtati: Dr. Ferdi, të përshendes! Si gjihmonë: I bukur, i qeshur dhe i dashur me të gjithë…Uroj që të jeshë sa më mirë!

Në mbyllje të këtij shkrimi modest, kërkoj mirëkuptimin e lexuesve, se po shënoj këtu dhe fjalët, që unë shkrova poshtë fotografisë së Dr.Ferdi Mujës, tashmë dhe mik i imi i mirë:

“Përshëndetje të përzemërta, Dr.Ferdinand Muja dhe mirënjohje, për shërbimin e palodhur e profesional, ndaj të sëmurëve! Respekte te veçanta!

Nga: Prof.Murat Gecaj


PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.