KJO NATË

0
Autore
Bukurie Buçpapaj Mund të jetë një imazh i 1 person, flokë bjonde dhe duke buzëqeshur
,,,,,,
Kjo natë po qanë në prehër yjesh,
i mungon përqafimi i pritur i ditës,
Hëna e përkëdhel me tis buzëqeshjesh,
Sytë e natës,qajnë, rrëke pritjesh.
Retë këndojnë ninulla pandal ,
Bubullimore, zhurmëtare, flakë,
dhëmbje me natën ,
sikur dhe ato kanë,
Metonte të nesërmën si ditën më me fat.
E priste në thika të s’mprehura mirë,
Të agonte si gjithmonë i paduruar,
kishte përgatitur teren lufte të shtrirë,
Ndërsa ajo lindi ashtu me diellin përqafuar.
28. 10.2024
.APOKALIPSE FJALËSH


mbështolla në lirikat bukurane
Aty si një univers simetrik
Teoria realative e ndienjës
ka atë vezullim të dritës në gjithësi.

E ti njeriu absurd je aty po po aty,
Në mes vargjesh në timen poezi
Abstrakten ke zënë përdore .

Fuqia e neuroneve marramëndje
Humbje në kohë marri deri në dehje
Sillen muzat si toka në të sajën orbit
Apokalipse fjalësh
RILINDJE ME DIELLIN
Dhe ti buzeqesh me diellin
në rilindje romance po ashtu
Mbrêmë hënës itreguan sekretin,
ka pulsime vjeshtore mbi qiej blu.
E u panë në sy yjet lakmitarë,
retë e grinjtë larguan stuhinë,
është hëna,dielli, nata ,dëshmitarë,
Që përjetēsojnë dashuritë.
KJO NATËMund të jetë një imazh i 1 person dhe flokë bjonde
Sonte kjo natë , kjo muzika,
drita e hënës në përqafim yjesh,
gërmat që gdhendin lirika,
Fjalëza dritëhije emocionesh.
Qielli shtrat dashurie momentesh,
Në petalēza trëndafilash,
Ka shtruar rrugë epshjesh,
E ti ecën nazēmadhe me zë bilbilash.
Dashurisht skenën romancë,krijuar ,
për hënëzën aq të kërkuar ,të dashuruar,
Nga gjithë yjësitë , univers epik,
Aty ku pushtetshëm flenë magjitë.
E ti je ajo,të marrësh frymë ke frikë,
Sidoqoftë ti adhuron të ëmblta poezitë,
Aty je vetëm ti ku dashuron pushtetshëm ,
larg sa larg nga kupolat e ligësisë,
Lindjeagimesh fole e shtruar mirësisë.
U mpleksa me këtë qiell të tiranës,
Erajasemini me puthje të hënës.
POEMTHMund të jetë një imazh i 1 person dhe flokë bjonde
episodi ( dashuritë e plagosura)
LE TË MË VRASË DASHURIA.
Le të më vrasē dashuria ,le të mê vrasë,
Me fjalë si plumba të rëndë , kam durim ëngjëlli .
Një ditë ajo kërkon shpagim e atëherë do tê flasë,
Mali në thërrime do tē thërrmohet ,shpirti do të gërthasë;
” unë jam”,
ajo që desha një diell lumturi me ty,
Ti nuk ishe kurrë veç perendim mbi sy.
Dhëmbje sa dhëmbje tek ata dy sy
ku dashuritë thyhen e mbeten aty.
Le të më vrasë dashuria,të godasë
si rrufeja në zemër pa ndalur , pa dhëmbje,
me pika gjaku emrin tënd ta thërrasë,
deri sa damarët të pēlcasin në dyndje.
Le të më godasë dashuria , le të më vrasë.
Derisa më mos të gërmëtoj e të mos kem më zë të flasē.
Atëherë kam vdekur, veç baladën testament e lashê.
Me të drejtat e autorit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.