Është përmbyllur në mënyrën më të mirë , më të arrirë të mundëshme me një veprimtari mbrëslënëse ky muaj i Letërsisë dhe Arteve në qytetin e Koplikut. Dhe tashmë “pronarë” të vetëm të këtyre veprimtarive , sa mbreslënëse , aq edhe sinjifikative për të pranishmit janë dy mësueset e letersisë në Gjimnazin”Sherif Hoxha “ të qytetit të Koplikut Merita Curri e Esmerina Hebaj.
Në realitet e kemi cekur edhe herë të tjera zbrastësinë e aktiviteteve letrarë në qytetin e Koplikut në veçanti dhe në M.Madhe në përgjithësi , tashmë këtë vakum po e përmbushin më së miri këta mësuese me nxënësit e tyre.Kësisoj shkrimtarët dhe shoqatat e tyre letrare, kulturore e arrtistike kanë heshtur , mbase për tua lënë në dorë këtyo veprimtari gjimnazitëve të “Sherif Hoxhes” , ku realishtë po tregojnë se fidanishtet po rritën.
Një takim mjaftë mbresëlënës , dhe mbi të gjitha i dobishëm për të dy palët ka qënë takimi i këtyre nxënsve me poetin , ndër më të arrirët në veriun e Shqipërisë Prëlë Milani, i cili në këtë takimm nuk ishte i vetem , ai shoqërohej dhe nga dy poete dhe krijuese mjaft me vlerë siç janë LifeHasaj e Prënda Sejdia.
Pyetjet e nxënësve për disa nga botimët e fundit tëpoetit , por mbase duke u ndalur tek vllimi me satira ; “Bota sillet rreth grave”
, ishin realisht pyetje nga më pikantët , ku në disa raste sikurë e “zunë” ngusht poetin.
Ky fakt tregonte se realisht dashuria për të lexuar edhe në këtë kohë interneti nuk shuhet, madje këta nxënës treguan pikrisht etjen e tyre për të lexuar libra , se vetëm aty gjëndet dija .
Premtim i dashurise per librin