Miqësorja ndaj Arabisë Saudite, Reja do i besojë një formacioni nga Superiorja. ose ndryshe Kombëtarja “B”

0
118

REKLAMA: DJATHI VELEÇIKU NUK DUHET TI MUNGOJNE SOFRES SUAJ!

Kombëtarja shqiptare vijon me përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Arabisë Saudite, që do të luhet nesër në 16:30. Grupi realizoi stërvitjen e fundit para nisjes në Abu Dhabi.Trajneri Edy Reja ka punuar me grupin e reduktuar deri dje pasi disa lojtarë do t’i bashkohen sot në Arabi. Tekniku italian e ka në mendje një ide për formacionin por sot do të mbyllen dhe dilemat e fundit. Pjesa më e madhe pritet të jenë lojtarët e Superiores që do të debutojnë për herë të parë.Në portë do të jetë Kastrati.  Në mbrojtje do të vendosen, Janku, Bitri dhe Turkaj.  Mesfusha pritet Ardit Deliut, Ardit Toli dhe Sherif Kallaku që nga krahët do të kenë Gurishtën dhe Mitajn.Në sulm, kapiteni Cikalleshi e ka vendin e sigurt por Reja duhet të gjejë partnerin e tij me Xhixhën që është më i avantazhuar.Formacioni i Mundshëm: Shqipëria (3-5-2): Kastrati; Bitri, Janku, Turkaj; Gurishta, Deliu, Toli, Kallaku, Mitaj; Cikalleshi, Xhixha.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.