Mbahet në Shkodër Festivali i II Mbarëshqiptar i Poeteshave

0
200

Shkroi Farida Ramadani Drejtuese e Lëvizjes “Gratë Frymojnë Vlera”  Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Shkodra që përherë befason me risi, Shkodra që thuri prej vitesh legjendë, Shkodra që kukturës ndër vite i bëri jehonë këtë herë na solli Festivalin e Poeteshave i pari i këtij lloji në Shqipëri. Në fakt ky ishte i dyti sipas radhës por i pari me pjesëmarrjen fizike të poeteve nga mbarëshqiptaria pasi Festivali i parë është zhvilluar online.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm Këto Festivale janë organizuar nga Lëvizja vullnetare “Gratë Frymojnë vlera” e cila ka zgjeruar aktivitetet e saj që prej dy vitesh edhe me poezinë. Lëvizja ka gjashtë vite që operon në Shkodër me aktivitetet e saja në promovim të grave të suksesshme ku mund të theksoj së se janë promovuar deri tani 56 gra si : këngëtare, aktore, shoqëri civile, gazetare, ish sportiste, biznesmene, artizane etj të Shkodrës dhe na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre gra të suksesshme nga mbarëshqiptaria.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm Aktivitetet tashmë kanë krijuar fizionominë e seriozitetit dhe respektit se si zhvillohen dhe nga pjesëmarrja e përzgjedhur e grave. Në festivalin e parë të poeteshave i cili u zhvilloa online morën pjesë 36 poete nga Shqipëria, Kosova, Gjermania, Zvicra, Greqia, Italia etj dhe u kororëzua me një antologji. Këtë vit sapo u finalizua Festivali i dytë Mbarëshqiptar i poeteshave. Për këtë Festival pati një interesim të madh nga poeteshat ku në adresen e emailit kanë konfirmuar pjesëmarrjen rreth 62 poete. Poezitë kishin një përshirje të gjërë gjeografike nga mbarëshqiptaria. Nga këto u përzgjodhën 30 poezi. Juria profesionale me Arjola Zadrimen Kryetare nga Shkodra, anëtare Vlora Ademi nga Kosova dhe Klejda Plangarica nga Shqipëria të cilat dhanë çmimet përkatëse pikërisht : Çmimi i Parë – Denata Rroji, Çmimi i Dytë -Klevisa Bardeli, Çmimi i tretë Diella Çitaku ndërsa Çmimi Special u dha nga Lëvizja “Gratë Frymojnë Vlera” të cilën e mori poetja shkodrane Rozafa Shpuza.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm Patëm të ftuar special Profesorin, Albanologun e mirënjohur Primo Shllaku ku ndër të tjera ai dha mesazhe mjaft inkurajuese dhe vlerësuese për aktivitetin dhe poeteshat në përgjithësi. Aktiviteti u moderua me profesionalizëm nga gazetarja tashmë e mirënjohur Kozeta Bruçi u shoqërua dhe me disa sekuenca muzikore me violinë e kitarë ofruar nga Profesori Prekë Mrishaj Shkollës së muzikës Prekë Jakova të cilat i dhanë atmosferë festive aktivitetit. Vlen për të përmendur se nga një poete kosovare pjesëmarrëse në Festival Shefqete Gosalci u interpretuan këngë live në sallë e cila bëri gjithë sallën ta shoqërojë me duartrokitje.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm Duke e përmbyllur këtë aktivitet sa kulturor aq zbavitës dhe domethënës mbetemi me shpresën se do bëhet një traditë e bukur për Shkodrën, e ku më bukur se në Shkodër në “Djepin e kulturës” poeteshat me vargjet e tyre ti japin aromë trendafilave e luleborave, Kalaja Rozafa të shpërndajë jehonën dhe Liqeni i Shkodrës ti ndërthurë vargjet e poezive me puhizën e tij.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.