Jak Rrozhani
-Shenim i Redaksisë- Me sa na kujtohet mbase e ka një vit e më shumë që Këshilli i Bashkisë M.Madhe , krahas disa përsonaliteteve , pati miratuar edhe titullin ; “Qytetarë Nderi ” akorduar At Gjergj Fishtes.Po deri më tani ai vëndim këshilli ka qëndruar vetëm në portokoll.Çuditërisht askush nga Bashkia nuk është kujtuar këto ditë të organizojnë një ceromoni , vldersuese dhe lançuese për këtë titull. Sepse nese emeritonte njëri . Ky duhej të ishte i pari në Malësinë e Madhe . Ai na dha ne , kombit “Lahuten e Malcisë” ndersa ne harrojmë.
Vepra e At Gjergj Fishtës, mbetet ndër majat më të larta, që ngrihet madhështore, në panteonin e letërsisë shqiptare,duke provuar jetëgjatësinë më të madhe . E cila kulmoi me veprën madhore ” Lahuta e Malcis” e me një sërë veprash të tjera letrare. Edhe pse kanë kaluar 151 vite prej lindjes së këtij kolosi të letrave shqipe, me mekanizmin e tij krijues, që ngjan me shpërthimin e vullkanit , i vetmi në cilësitë e shpirtit të vet , ai kapi shkallën më të lartë të atyre krijuesve , që e lartësojnë një atdhe , një komb . Duhet theksuar ,se At Gjergj Fishta ,nuk e ndërpreu asnjëherë lidhjen e tij të ngushtë me Fishtën, vendlindjen e tij të dashur, të cilës i këndon : Qiellë i kaltër, tokë e blerë, njeti dimën ,k’tu prendverë. Aty ku mori mësimet e para të gjuhës shqipe, melodinë e melosit popullor ,vallen e zanave ,këngën e bilbilit, historinë e shkruar në gurët shekullorë të kalasë së Lissusit të lashtë, oshëtimën e Drinit ,aromën e fushës së Zadrimës flladin e erës së malit e freskinë e detit,këngët e vallet e bukura zadrimore , me histori, kulturë, zakone ,tradita e mikpritje , kostumet e mrekullueshme zadrimore etj .që do ti shprehte në veprën e tij madhore e në magjinë e vargjeve lapidare ,si tek vepra madhore ” Lahuta e Malcis” .- Kush e ka ballin si hana / Kush e ka synin si dielli / Kush e ka shtatin si zana / Kush e ka zanin si prilli ? Kur t’endin po ,lulet / Mënia përkulet / Flakë ndezet dashtnia / Shuejn ‘ epshet e mia … At Gjergj Fishta, u lind më 23 tetor 1871, në fshatin Fishtë, Zadrimë , për të mbetur me veprën e tij madhore e të pavdekshme ,siç do ta cilësonte poeti lirik, Lasgush Poradeci :” Shkëmbi i tokës, shkëmb i shpirtit shqiptar, ndera e gjallë e kombit të vet … ” , Nderi i Kombit ,Poet Kombëtar, Homeri shqiptar, “Qyetar Nderi” i Lezhës etj . Me postulatin :” Mue më mjafton, që mundi em ,ta ketë mbërritë qëllimin : domethanë, me edukue publikun, tue e nxitë kah përparimi dhe atdhedashunija.