M.Madhe/ Mësuesi Shpetim Mehmetaj i “lutet” Këshillit të Bashkisë:Nderoni dy ikona të Gjimnazit “Sherif Hoxha” Koplkik

0
              Keta dy burra, ish-mësuesit e matematikës në Gjimnazin ” Sherif Hoxha ” Koplik, tani në pension ,Nush Smakaj dhe Fejzi Luli, ishin dhe do mbeten si dy ikona të ketij gjimnazi. Keta dy mesues do mbeten gjatë në memorien time por besoj dhe gjithë komunitetit ku ata sherbyen,si modeli më i mirë i prindërimit, i mësimdhënësit, i kolegut, modeli më i mirë i një qytetari të dinjitetshëm. Në gjykimin tim personal, do të ishte në nderin e Keshillit Bashkiak Malësi e Madhe, që keto dy figura të nderuara, të vlerësoheshim me titujt më tē lartë të nderit, që ky institucion mund të akordojë. Në fakt, keta janë vetë nderi i Malësisë së Madhe.
Iu uroj shëndet dhe jetë të gjatë dy ish- kolegëve!
Respekte!
-Ndërkaq  i mënjëhershëm  ka qënë dhe reragimi i intelektualit  Zija Vukaj :Dy zotërinj dhe dy modele të shkëlqyera mësimdhënësish. Të rrallë në mjeshtërinë pedagogjike dhe të fisëm si individë, si miq dhe si familjarë. Mjerisht sot nuk gjenden të tillë. Pata fatin dhe nderin t’i kisha kolegë.Le të  shpresojmë  që   do ti bashkohen këtgij   mendimi    edhe këshilltarë mësues të Bashkisë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.