KOPLIK – DEDAJ, RRUGA E SHUMË PREMTUAR DHE E HARRUAR

0
758

Nga të gjithë është premtuar kohë me parë vecanarisht sa here ka pasur fushata elektorale, rikonstruksioni i rruges Koplik – Dedaj. Madje premtimi ka arritur deri tek kryeministri Edi Rama. Gjithsesi tani realiteti flet ndryshe edhe viti 2020 i ka të gjitha ngjasat te shkojë si vitet e tjera dhe kjo rrugë të mbetet e njëjtë , themi keshtu pasi kushdo që i hedhë nje veshtrim kësaj tabele, vërehet qartazi se kompania kontraktuese me Ministrin e EnergjitikëS dhe Infrastrukrtures ka një afat kohor nga data 22.12.2018 deri me dt 21.12 2020, këtu bëhet fjalë për mirëmbajtje rutine dhe dimërore me performance rruga Koplik – Boge dhe Dedaj – Razem 44.2 km e gjatë , çka do thotë që me këtë kontratë mirëmbajtje, edhe viti 2020 keshtu do te kalojë pa asnjë investim në këtë segment rrugë ndër më të rëndësishmet jo vetëm në M.Madhe dhe Qarkun e Shkodres por edhe më gjerë ,thuajse në të gjithë veriun e shqipërise, kjo per faktin se qytetin e Koplikut ,Shkodres si dhe porten hyrëse në Shqiperi nga Mali I Zi nëpërmjet Hanit te Hotit, në drejtim të turizmit malor veçanërisht drejt Razmes piktoreske , Boges , Thethit apo edhe Reçit të gjitha këto rrugë të cilat kryqëzohen ne këtë rrotondo, e marrin orientimin nëpërmjet rrugës Koplik – Dedaj, ndaj flasim për zhvillimin e turizmit malor, natyrisht të dobishem për banorët e këtyre zonave dhe në vecanti të bashkisë M.Madhe .Ndaj lind domosdoshmëria që qeveria shqiptare te mbajë premtimin e bërë për të investuar në këtë rrugë. Kjo për më tepër kur tanimë punimet për rrugen Qafthore – Theth kanë filluar prej kohësh , ndaj që të jetë një investim sa më funksional dhe në dobi të turizmit malor, segmenti i rruges Koplik- Dedaj pret që të hapet portofoli I qeverisë apo i fondit të zhvillimit për të invenstuar në rikonstruksionin e plotë të saj.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.