SHKODËR, MBETJET VIJOJNË TË MBETEN NJË PROBLEM PA ZGJIDHJE

0
476
Menaxhimi i mbetjeve urbane dhe ndotja në bashkitë e Qarkut Shkodër vijon të mbetet një problem pa zgjidhje.Kështu edhe bashkia Shkodër ka një problem me mbetjet që mesa duket nuk e ka ndërmend ta zgjidhë njëherë e përgjithmonë. Problemet janë të dukshme në të gjitha bashkitë e qarkut, të cilat shpeshherë kanë ngjallur polemika dhe debate sidomos për mënyrën se si problemi po menaxhohet.E në fakt pamjet i përkasin kësaj të Hënë në njërën prej lagjeve të qytetit të Shkodrës.
Përvecse në pjesë të ndryshme të rrugëve, tashmë mbeturinat i gjen të hedhura edhe në kanalet kulluese dhe ato vaditëse.Një fenomen i tillë bie në sy në fshatin Mjedë të bashkisë Vau-Dejës ku kanali vaditës është i mbushur nga mbeturina urbane dhe shishe plastike. Ky kanal vaditës është tepër i domosdoshëm për fermerët pasi ka një gjatësi të konsiderueshme nga Mjeda e deri në Barbullush. Si pasojë e mungesës e një pastrimi të mirëfilltë nga bashkia Vau-Dejes, kanali vaditës është shndërruar një kolektor të madh mbetjesh.Në mungesë të kontenierëve për hedhjen e mbetjeve të përditshme banorët shpeshherë përdorin shtratin e këtij kanal. Janë vetë këtë të fundi përgjegjës të kësaj masakre ekologjike, duke hedhur që nga shishet plastike e deri te kafshët e ngordhura, mirëpo bashkia Vau- Dejës duket se nuk e ka aftësinë deri aty sa të menaxhojë një situatë të tillë e cila sic shikohet qartë përmes pamjeve , I ka dalë nga kontrolli

Ndërkohë nga një tjëtër vëzhgim që bëmë me kameran tonë rezulton e njëjta gjendje edhe në njësinë administrative Gur i Zi. Mbeturinat lehtësisht i gjen përgjatë rrugës Gur i Zi-Mjedë e po ashtu edhe nëpër kanalet kulluese. Mesa duket ende bashkia Shkodër nuk e ka një strategji apo një plan të qartë për të menaxhuar mbetjet të cilat i gjen nëpër të gjitha rrugët e qytetit të Shkodrës dhe nëpër njësitë administrative.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.