A din kush çfarë stuhie ja këputi telat kësajë qeverie?! Me dalë një re në Prizren, Kelmendin e lënë në terr. E di që shumë dritat nuk i pagujmë por çtë bëjmë kur nuk mujmë. E dje e pardje as borë as shi nuk kje, as murla as erë po kështu na e bëjnë dhe në verë, një ditë me drita një ditë në terr. Po kush rrogë a merr? Ah si nuk u vjen marre! Një kelmend plot halle e keni gjetë me lujtë se jena t’butë e t’urtë ,se ju e meritoni……
Është ky postimi në rrjetët sociale, nga Prëkë Sokaj një banor i njësisë administrative Kelmënd. Ndërkaq ne mund të themi banoret e Kelmëndit, më shume se sa për fjalët patetike të pushtetarëve, sa herë qe dalin per tu kërkuar votat, apo dhe sa herë që ngjitën në mrekullit e këtyre bjeshkëve, teksa trokasin gotat e rakisë së kumbulles, kërkohet që premtimet të mos i bëjnë rrush e kumbulla , por të mendojnë edhe për këto ditë të veshtira, pa ënergji elektrike të banorve të këtyre zonave. Ndaj është domosdoshmeri dhe detyrim zyrtar i OSSHE , por edhe i strukturave të Bashkisë M.Madhe të dalin nga ngrohtësia e zyrave në qytetin e koplikut dhe të marrin masat e duhura, se dimri këtë punë ka. Por njerzit nuk duhet të lihën në errësirë.