Një aksident me vdekje ka ndodhur në Malësinë e Madhe. Shtetasja Gjystina Durgaj 55 vjeçe banuese në fshatin Bzhetë të Malësisë së Madhe ka humbur jetën si pasojë e këtij aksidenti të ndodhur. 55 vjearja ndodhej në mjetin tip Benz të drejtuar nga bashkëshorti i saj Gjergj Durgaj 65 vjeç. 65 vjeçari sipas burimeve nga vendngjarja ka humbur kontrollin duke shkaktuar këtë aksident. Mjeti tip benz është rrokullisur disa herë në aksin Koplik-Dedaj në vendin e quajtur Ura e Zhajës duke bërë që gruaja që ndodhej në makinë të humb jetën ndërsa bashkëshorti i saj drejtuesi i mjetitka mbetur i plagosur. Sipas burimeve shtetasja Gjystina Durgaj ka humbur jetën në mënyrë të menjëhershme duke mos arritur që të përballojë goditjet që ka marrë nga rrokullisja e mjetit. Pas aksidentit të ndodhur menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë e shërbimit kombëtar të urgjencës duke bërë të mundur transportimin e të plagosurit Gjergj Durgaj drejt spitalit rajonal të Shkodrës ndërsa më pas është transportuar drejt morgut të spitalit trupi i pajetë i bashkëshortes së tij. Pas informacionit për këtë aksident të rëndë në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë duke nisur menjëherë hetimet për të nxjerrë shkaqet e plota të këtij aksidenti. Nga hetimet paraprake mendohet se aksidenti ka ardhur pikërisht si shkak i humbjes së kontrollit. Vendi ku ndodhi kjo ngjarje tek Ura e Zhajës është një urë e pasigurtë e cila edhe më përpara ka shkaktuar aksidente duke patur edhe viktima.