Komuna e Tuzit 60 mijë euro për një projekt kompleksi i Bashkësisë Islame në Tuz

0
186
Kreu i komunës  së Tuzit Nik Gjeloshaj  në  një postim të tij  bënë me dije se :Bashkësia Islame e Tuzit, në një aksion para disa kohësh ka blerë një truall në afërsi të malit, Deçiq, e cila do të jetë vakuf i kësaj Bashkësie Islame.
Pas takimit dhe prezantimit të projektit, komuna e Tuzit ka paraparë që në buxhetin për vitin 2022 për këtë qëllim të ndajë 60 mijë euro, për punimet në këtë tokë, e që të realizohet kompleksi si në foto, si projekt i Bashkësisë Islame të Tuzit.
Komuna e Tuzit është partner i Bashkësive fetare, që kujdeset për infrastrukturën dhe krijimin e kushteve më të mira për rininë tonë.
Ky kompleks do të financohet pra nga Komuna e Tuzit në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame të Tuzit.
NGJ   Ndderkaq  ne vlersojmë  këtë  bashkpunim  të Komunës së  Tuzit, për më  tepër të  kryetarit të saj  me ëmrin Nikë Gjeloshaj , që  bashkpunon dhe financon   për komunitetin musliman në këtë  komunë.Ndersa për paralele , sjellim në kujtesë  që Bashkia M.Madhe  “kujtohet” për  besimtarët musliman  një herë  në vit , për çdo Ramazan , duke i “qerasur”  me shtrimin e  një yftari…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.