KAM GJETUR NJË NJERI…

0
291

Nga:Enver Cakaj
Nuk mora fener e të dilja të kërkoja në mes të ditës si Diogjeni.Atë e gjeta kudo që vajta.S’kishte nevojë as për diell,as për hënë,se ai i bënte dritë vetes së ti dhe të tjerëve.Kush është ky njeri? Ju lutem,para se ta merrni vesh,uluni pak në gjunjë në shenjë nderimi.Nuk është e lehtë të gjesh një njeri.E kanë quajtur Teki Bregu,po ai i ka vënë vetes një emër të vetin.E ka emrin njeri.Si e doni,mik,shok,apo mësues e drejtues? Apo prind e bashkshort? Ai i ka shkrirë në një të gjitha këto cilësi dhe ka formuar emrin NJERI! Mos kujtoni se e ka shkruar kaq lehtë këtë fjalë me pesë shkronja.Studjoi shumë e punoi njerëzishëm.Më shumë studjoi kur mbaroi shkollën.Kishte të drejtë,se shkolla fillon kur fillon punën.Ata që s’lexojnë pasi mbarojnë shkollën,u fukarepset mendja.Tekiu studioi vetë dhe ato aftësi nuk i mbajti për vete,ua dha të gjithëve.
Dikush e pati ndaluar në rrugë Tekinë e i patën thënë,se plotëson kushtet e qytetarit të nderit. Ai e kishte fshehur modestinë për t’u shtirur siç bëjnë zvarranikët.Kishte thënë vetëm kaq: “ Nëse e meritoj…” Kishte kaluar një vit e ca dhe atë kërkesë e kishte marrë era.E takova rastësisht kur kishte ardhur nga Tirana dhe më tha: “Nuk e di se kush më pështyn në çorbët.” Unë nuk e dija kush i kishte thënë e si i kishte thënë.Tek u ulëm të pinim një kafe,ai ma ceku sërish:”Duhet ta dish,edhe një skraparas të jetë kundra meje,nuk e meritoj këtë titull.” Atëherë unë bëra një shkrim me titull: “Kur të dekoron populli.” Për ta fituar atë titull duheshin nja dy dekumenta dhe një propozim nga një institucion ose shoqatë.Ai as kishte bërë,as ja kishin kërkuar.Tekiu më përmendi një emër,që mund ta pengonte,po ai s’kishte asnjë lidhje e influencë për ta penguar.Këtë detyrë ja mora përsipër unë,jo për të ndërhyrë,po për t’i përgatitur dekumentet e për të gjetur një propozues. Atij nuk ja dhanë, po e mori këtë titull.A e dini sa kuadro kanë dalë nga shkollat që drejtonte Teki Bregu? A e dini sa të rinj e të reja kanë shkuar nëpër aksionet lokale e kombëtare kur rininë e drejtonte Teki Bregu? A e dini sa shokë e miq kishte Teki Bregu në Skrapar e sa të tjerë bëri kur u largua në Tiranë? Ju lutem,mbani qëndrim gatitur për ta nderuar qytetarin e vërtetë të nderit!
Përse nuk ishte në vendin e duhur ai njeri me kulturë e dije shkencore aq të larta.Ishin vitet kur kërkohej qimja edhe në vezën e pathyer.I nxorën një farë Qamili,që nuk kishte pyetur askënd nga fisi dhe kishte kërcitur e na kishte ikur jashtë shtetit.Tekiu sa kishte lindur kur kishte ikur ai,po edhe atë e zinte një cifël.Dhe e lanë të bënte në vendnumëro në nivele të ulta të administratës shtetërore,ku ai punoi me kulturë e përkushtim të lartë.Por le t’i lëmë xhingla-minglat,Teki bregu është qytetar nderi,jo si ca që dalin e bëjnë sikur këndojnë dhe s’duken më.Ai është skraparas edhe kur është në Tiranë.Kur vjen në Çorovodë duhet ta llogaritij kohën mirë,se ka të ngjarë që të gdhihet në mes të qytetit tok me qytetarët e shumtë.Që nga Tirana u bie telefonave dhe urdhëron: “Kur të vini në Tiranë u pres në shtëpi!” Dhe ai krijon gjithmonë një Skrapar të vogël në mes të Tiranës.
Ka ditë që miku im nuk po ndihet.Edhe kur pyesin miqtë e shumtë,vjen një përgjigje jo e këndshme: “Pleqëron!” Të gjithë kemi hyrë në atë rrugë,po nuk dorëzohemi.Po edhe i heshtur Teki Bregu flet së brendshmi.Flet e kuvendon me të gjithë miqtë e tij.Ne na ka marrë malli dhe sa herë vijnë autobusat nga Tirana dalim e shikojmë mos zbresë Teki Bregu.Unë mezi gjeta një njeri dhe nuk dua ta humbas.Po të na linin të lëviznim nuk do të përtoja të vija ta takoja,po më shumë e presim.Me siguri një ditë edhe Teki Bregu do të marrë fenerin e Diogjenit dhe do të kërkojë ndonjë njeri. Është fatkeqësi që tani nuk ka më njerëz,por bravarë,hajdutë e batakçinj,që nuk e kanë për gjë të vrasin për pesë lekë.Që këndej nga Skrapari i kanioneve të bukura po i dërgoi këto konsiderata mikut e njerit Teki Bregu.

Image may contain: 1 personImage may contain: 4 people, people sitting

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.