Shetis nëpër të shkundurit e dhembjes
si qengjit t’posalindur gjunjët m’dridhen,
m’rrokulliset truri gjatë gjithë mbrëmjes
prehërit t’gjumit, s’mund t’përmblidhem!…
Sa vështirë qenka, me t’mbylluren gojë
vërbërinë, memecërinë t’gjithë e shesin,
gjersa sëmundjet tjera sillen, bëjnë lojë
askush s’përgjigjet pse i lamë të vdesin!…
Shoh lehona që me dhembje kacafyten
Shoh asmatik që ua shesin dhe frymën,
shoh nëna që për bijtë në lot përmbyten
shoh të pashpirt, që e hedhin pështypen!…
Shoh adoleshent, virusi i ka bër për vete
dhe e përmbysin sofren e shtëpisë n’inat,
siç përmbytë një cunam qytete, bregdete,
dhe hapin në familje të dhembjes kanatë!…
Shoh t’pasur që palët e pareve u krymen
shoh që dhe krimbin e pareve, nuk e falë,
Shoh, prindër që ja mbyllin vetes frymen
vrasësa të ftohtë bëhen, duke u vetvrarë!…
Shoh një baba që nuk mund ta quaj baba
tek shrfyen mllefin në grua dhe në fëmijë,
Shoh dhunë të paskajshme që shkund tra
shoh shtëpi që rrëzohet brenda në shtëpi!…
Pashë e çfarë nuk pash gjatë kësaj shetitje
U ruajtem prej virusi dhe gjetem përmbytje!…
Angjelina Krasniqi______________ Enxhi_
Bochum, 26 prill 2020_