KALAJA E VORRI ENIGMATIK

0
480
Nga Lukë Luka
Kalaja “Rozafat” per shkodranet, gjithmone ka kene dhe asht nji liber legjendash te vjetra, te shkrume e te ndigjume, si keshtjelle lirije e trimnije!
Legjenda e murosjes se grues, tuneli i nendheshem, langu i bardhe qe rrjedhe neper muret e portaleve, sarangjet e puset, depot, kisha me kullen e saj, guvat e bedenat prej ka shikjon qytetin, liqenin, lumejt, kodrat e malet ne largesi, ja shtojne asaj hijeshine e madheshtine e krijojne ndjesi te çuditshme enigmatike!….
*
Kalaja e Shkodra jane te pandame me njena – tjetren.
Nji te hueji, po t’i permendesh emnin Shkoder, ne mendjen e tij menjihere i vjen “Rozafa” e legjenda e saj!..
Nuk gjene nji shkodran, i cili te mos e kete vizitu kalane me prindet e tij , kur ishte femije, me grupe shokesh apo ne ekskursionet qe organizojne shkollat!
*
Ndersa ngjitesh kodres per ne kala, neper rrugen e kalldramte, qe thirresh “Rruga e nizameve”, ne anen e djathte te saj, ishte nji vorr i rrethuem me hekura me ornamente zbukuruese, te mbushuna me pejna e copa pecash me ngyra e forma te ndryshme! Keto i vendosnin gra e vajza, se besonin ne forcen fatsjellese ne jeten e tyne!.
Po çka ishte ky vorr enigmatik?
Per kete thuheshin shume gojedhana misterioze, ku une po ndalem tek njena!..
Ma e perhapuna tregon se ne kohen kur Veziri jetonte ne kala me familjen e tij, kishte nji vajze shume te bukur (diku thuhet nji moter)!..
Ne mes te luftetareve, qe ruenin kalane, ishte edhe nji djale shume i bukur, me trup te bashem, fytyre te pashme e terheqese, i cili shkelqente i veshun me uniformen ushtarake te kohes.
Vajza e Vezirit e njohu e ra ne dashni me kete djalosh shkodran. Porsa prendonte dielli, hanes vend me i leshu, dy te rijte gjenin nji qoshe çdo nate me u taku!..
Kur Veziri e mori vesht kete lidhje, mbajti qendrim shume te eger….E nisi djaloshin ushtarak ne nji vend shume te larget….Ai u largu si zogu ne fluturim e vajzes i mbeti vetem dashnija si kujtim, sepse ai ne nji beteje atje u vra!..
Vajza e bukur, si gjethi i vjeshtes qe venitet, nuk muejti me e duru kete humbje.! Nji nate, trete ne kujtimet e dashnise se humbun, u hodh prej nji bedenit te kalase e ra ne po kete vend ku ndodhesh vorri i çuditshem enigmatik?!….
*
Sot ai nuk asht ma?..
Ne vitin1960 “Ruejtesit e monumenteve” me shije e mendesi te mbrapshta, pa asnji arsy e rrenuen kete vorr, i cili terhiqte kuriozitetin e vizitoreve te shumte te kalse, tuej u kthy si nji muzeum i vogel!.Ai vorr enigmatik i shtonte nji vlere ma shume legjendave te “Rozafes”!Ata plangprishes nuk menduen se objektet e vjetra jane cope e vogel e historise qe duhen ruejtun e vleresu!
* Ne foto ne “Rrugen e nizameve” ku ishte vorri enigmatik
L.L. Zurich , janar 2022

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.