Më në fund duket se viti 2022 do të mund të konsiderohet , si viti i një rikthimi në qëndqër të vëmëndjes nga Bashkia M.Madhe përmisimit të rrugve në qytetin e Koplikut. Kësisoj në mbledhjen e këshillit të Bashkisë per miratimin e Buxhetit , structures dhe paketes fiskale nga këshilltarët ështe miratuar edhe fondi prej 10.000 000 lekë për Sistemim Asfaltim të Rrugës së Liqënit në lagjën Culaj .Pas rreth gjashtë vitësh të riorganizimit të pushtetit vëndor në të gjithë vëndin, ku për rrjellojë dhe M.Madhe nga gjashtë njësi administrative që kishte tashmë me reformën teritoriale të organizimit të pushtetit vëndor Bashkia M.Madhe është Bashki me vete.
Ndaj nëse gjithë këto vitë vëmëndja e drejtuesve të Bashkisë që përqëndruar tëk investimi në infrastrukturën e rrugëve në njësit administrative , duke e lënë disi pasdore qytetin e Koplikut, tanimë Këshilli i Bashkisë ka miratuar propozimin e administratës për të investuar edhe në rrugët e lagjeve të qytetit të Koplikut. Kështu rruga e lagjës Culaj në drejtim të Liqënit pritët që këtë vit të njohin dorën e ngrohtë të Bashkisë. Jan ë akordur 10.000 000 lekë për sistemimin dhe asfaltimin e këtij semënti rruge.Investimi në përmisimin e infrastrukturës në këtë rrugë nuk është thjeshtë një investim për të kaluar radhën , por realisht duhet vlersuar si një investim në sherbim të zhvillimit të turizmit Liqënor. Fotot
që shikoni ne kemi realizuar pikrisht paraditen e kësaj të hënë, nga ku duket qartazi nevoja për të nderhyrë sa më shpejt që të jetë e mundur në këtë rrugë, mbasi sezoni i verës vjen shpejt, Nderkaq vlen të citohet fakti se nese duan ti japin vëmëndjen e duhur kësaj pike turistike Ilqënore kërkohet që investimi të mos jetë thjeësht një asfaltim rruge , por një investim i parametrave bashkëkohore, ku pikspari OSHE kerkohet të mos i lërë këta tela të varur me koke poshte por edhe ndricimi është dhe mbetet kryesor në zhvillimin e turizmit , po kështu edhe uji i pishëm e të tjera elëmënt që kërkohën për ta kthyer këtë pikë turistike liqënorë në shërbim të qytetarve .