Durrës, në një dhomë Hoteli pas dashurisë me mot të mirë vjenë fortuna

0
452

Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në një dhomë hoteli në autostradën Tiranë- Durrës.Bëhet me dije se një e re 23-vjeçare, në rrethana ende të paqarta është plagosur nga shoqëruesiv i saj 32-vjeçar në hotel.Policia ka mbërritur direkt në vendin e ngjarejs për të hetuar shkaqet.Ndërkohë që e reja është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Njoftim i plotë:Në autostradën Durrës-Tiranë, rreth orës 09:20, në ambientet e një hoteli, në rrethana ende të paqarta, shtetasi F.D, 32 vjeç, banues në Sukth, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasen E.K, 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit. Në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Fier janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.