Tiranë/ “QYTETARI I NDERIT” TE KAVAJES VRET SHOKUN PER KREVATIN

0

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në një azil pleqsh në Tiranë. Gazetari Igli Çelmeta zbulon të tjera të dhëna rreth jetës në këtë institucion të dy të moshuarve, ku një prej tyre dhunoi me shkop tjetrin, duke i shkaktuar vdekjen.

Mësohet se autori i dyshuar, Zyhdi Shehu ka qenë historian, me origjinë nga Kavaja, ndërsa është autor i disa librave në këtë fushë. Por pas problemeve me sklerozën, ai para 1 viti është dërguar në azilin e pleqve. Mësohet se ai ka qëlluar disa herë me shkop shokun e tij të dhomës, Virxhil Vesho, duke i shkaktuar atij vdekjen, pas sherrit për krevatin.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.