KALAJA E LEZHËS KËTO DITË MË E VIZITUARA.

0
437
-Lezhë; kalaja e Lezhës mbart vlera të mëdha kulturore, historike dhe turistike.
JAK  RROZHANI
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
-“I ngritur në ajër,ky qytet mundur të shihet nga të katër anët”
                     -Ana Komnena – kroniste bizantine e shek XII.-
Kalaja e Lezhës (Lissusit) shtrihet 186 metra mbi qytetin e Lezhës, në skajin më perendimor të vargut të maleve që vazhdon në bregun jugor të lumit Drin. Kalaja nuk dominon valën me bregun e detit por mbyll pothuajse gjithë rrugët e Hinterlandit . falë pozicionit të përshtatshëm gjeografik, kjo kodër ,është zgjedhur për tu banuar që në mesin e mijëvjeçarit të parë para Krishtit .Gjurmët e mureve të shek.IV-II-para Krishtit, janë edhe sot mbresëlënëse .Kalaja e Lezhës - Wikipedia Pikërisht mbi rrënojat e Akropolit Antik, u ndërtua kalaja mesjetare e lashtë në shek IX, duke marrë kështu karakterin e një qendreje qytetar. Por një përshkrim të saktë I bën kronistja brizantine e shek . XII,  Ana Komnena , duke e quajtur “Kështjella e Elissonit” dhe duke e vlerësuar ‘si një kështjellë në ajër “, dhe që është “syri I djathtë I Durrësit”.Me shthurjen e Perandorisë Bizantine , pjesë e së cilës ishte edhe Lezha, në shek XIV filluan përplasjet e fisnikëve shqiptarë, si: Balshajt, Dukagjinët, Zahariajt, Topiajt etj. duke e kaluar Lezhën dhe kalanë e saj herë në varësi të njërit e herë në varësi të tjetrit . Por para këtyre ngjarjeve , dokumentat historike tregojnë zotër të kalasë së Lezhës dinastinë e madhe të familjes së Dukagjinëve me Progonin dhe Tanushin , dy pinjollë të kësaj familjeje . Më  1393 kjo familje ia dorëzuan kalanë e Lezhës venedikasve,  të cilët kishin siguruar një  dominim të madh në brigjet lindore të Adriatikut dhe Jonit .Gërmimet Arkeologjike në Kalanë e Lezhës | KALAJA E LEZHËDukagjinët duke qenë një familje e madhe dhe me peshë në jetën politike, ekonomike e sociale në mesjetën shqiptare nga kjo marrëveshje me Venedikun përfituan 1/3 e të ardhurave të qytetit, ku venedikasit ia dorëzojnë kalanë turqëve me 1478 dhe në vitin 1521 kalaja rindërtohet nga sulltan Sulejmani i I.300 lekë hyrja në kalanë Rozafa, ndërkohë në Lezhë bëhet sërish në 100  lekë… | Realiteti Post Brenda kalasë së Lissusit ndodhen objekte kryesore që ia vlen t`i shohësh për vlerat e mëdha historike dhe kulturore që ato mbartin. Portat e kalasë (12) janë ndërtuar në shek X dhe janë dubluar në shek XI, xhamia Sulejmanie  është ndërtuar brenda shek XVI , çisterna e ujit është ndërtuar brenda shek XIV, Galeria, kjo galeri për material ushqimore është ndërtuar në shek IV, Kisha, kjo kishë është ndërtuar në shek XIII, kullat mbrojtëse, 6 të tilla, janë ndërtuar në shek IX, blloqet, të dy blloqet e gdhenduar janë në formë të rrumbullakët dhe të thelluar, aty ushqeheshin e pinin ujë kuajt, Muri dhe Akropoli, muri dhe kulla e akropolit të Lissusit janë nga shek III-II para Krishtit , Sarajet, pjesa e kalasë ku banonin zotëruesit e kështjellës shek XIII-XVI , varreza, Nekropli mesjetar jashtë mureve të kalasë shek VI-XVI, pllaka e mermerit që flet për rindërtimin e shek XI nga turqit , ishte vendosur tek hyrja kryesore e kalasë, por tani është në muzeun e qytetit poshtë.KALAJA E LEZHËS - ePuzzle photo puzzle Ajo ç`ka mund të shihet sot në  kalanë e Lezhës,  është një mrekulli, ku përveç peisazhit të bukur e relaksues, vizitori ndesh në teknikat dhe fazat e ndryshme të ndërtimit mijravjeçar të vendosura sipër njëra-tjetrës, si dhe një sipërfaqe rreth 1.5 ha me sheshe plot gjelbërim dhe ambjentet çlodhëse e me vlera të mëdha kulturore, historike e turistike, ku në çdo kohë të ftojnë për ti vizituar; mirësevini në kalanë e Lezhës,(Lissus)  aty ku aq bukur gërshetohet historia, kultura dhe turizmi kulturor, me bukuritë dhe resurset natyrore që shpalosen në çdo anë .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.