….KA DHE VAJZA TË TILLA, LË PUNËN PËR TI SHERBYER VULLNETARISHT TE ATIT NE AZIL

0
244

Nina Ambrose, një grua nga Essex, Britani hoqi dorë nga puna e saj vetëm që të shkonte si vullnetare në azilin ku ndodhet babai i saj të cilin nuk e kishte parë prej 5 javësh.

Ajo punon në një kompani me produkte kozmetike, por me mbylljen e vendit për shkak të koronavirusit, Nina nuk mundej të shkonte të takonte të atin.

Roger Ambrose, 76 u shpërngul në një azil për të moshuarit në muajin janar. Nina e vizitonte 4-5 herë në javë.

Nina hoqi dorë nga puna e saj dhe filloi punë vullnetare në azilin e të moshuarve vetëm që të qëndronte me babain.

Gjithashtu ajo iu nënshtrua dhe trajnimeve për disa kohë. 49 vjeçarja shprehet se i është nënshtruar 8 testimeve për tu kualifikuar për këtë punë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.