Jam Unë, Dashuria!

0
417

Nga: Zana Tako

Rrugëtova deri sa të gjeta. Ishe në mendjen time, brenda shpirtit tim. Ishe në sipërfaqe, në thellësitë e mendimit, brenda koshiencës sime, brenda formulës sime. E brishtë, ndjellëse, e ëmbël si fllad pranvere, e gjerë si dritë, si trajektore në formimin më të përplotë të saj, si lëndinë e pashkelur, si rrëpirë e frikshme, si copëz kaltërsie qielli, si dritëz hëne, si lartësi mali, si gjerësi fushe, si kënga e një vashe, si vesa e mëngjesit, si melodi ujrash që rrjedhin në bashkim katarakti, si varkëz e humbur në thellësitë e deteve, si prarim mëngjesi, si dashuri e pajetuar, si fluturz e vogël tek puth petalet, si gonxhe e sapoçelur, si aromë që përthithet në ëmbëlsi, si tingujt e harpës që ndihet në thellësitë e kohërave, si transparencë e shpirtit të humbur, si dashuri e vetme, si këmbë e zbathur në ëmbëlsinë e shkeljes së rërës, si tramvaj që rend shinave, si puhizë që ledhaton, si kënga e bilbilit, si flladi i fushave, si ulërima e detit të furishëm, si e qara e foshnjës së sapozgjuar, si melodia e vargjeve që mbushin fletët e bardha, si balerinë që vallëzon ujrave, si hon në thellësinë e tij të pafund, si zëri i një sirene, si kaltërsia e pafund e oqeanit, si dallgët e furishme të ujrave të kaltërsisë, si retë që vallëzojnë nën ritmin e qiellit, si dallëndyshet e stinëve të bukura, si krahët e të dashurës që këndon, si velloja e humbur e një psherëtime, si daullet e kohërave që gjëmojnë, si oshëtimë mali nën retë e dendura të kohërave që shkojnë… Jam Dashuria, jam fjala e saj që tingëllon brenda shpirtit tënd. Jam gërma e dashurisë, jam përplotësia e saj. Jam rrokja e parë e saj që po flas me ty. Jam kuptimi i emrit të saj, jam aroma që ndjen. Jam vërshima e shpirtit të saj që dua të bëj vend në ty…. Lermë të hyj, lermë të flas, lermë të të përqafoj… Më ler, e më nuk do të shkoj…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.