‘Incidenti’ në doganë/ Kryeministri i Malit të Zi nuk u lejua të futet në Shqipëri

0

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić, nuk është lejuar të futet në Shqipëri në dogan për shkak se nuk kishte një test PCR të vlefshëm apo një pasaportën e vaksinimit anti-Covid.Krivokapiç ishte pjesë e takimit që kancelarja gjermane Angela Merkel zhvilloi në Tiranë me liderët e Ballkanit Perëndimor.Kryeministri Krivokapic së bashku me përfaqësues të tjerë të qeverisë u detyrua të vijë drejt Tiranës me avion.Lajmi bëhet i ditur nga gazetari malazez, Aleksandar Brezar, i cili ka postuar një video në llogarinë e tij në Twitter, ku shihen makina qeveritare që kthehen mbrapsht në kufi.“Kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç me sa duket u kthye në kufirin shqiptar për të mos pasur një test të vlefshëm PCR ose një pasaportë vaksinimi, gjë që mund ta ndalojë atë të marrë pjesë në drekën e Ballkanit Perëndimor me kancelaren gjermane Angela Merkel. E turpshme!”- shkroi ai në Twitterhttps://twitter.com/i/status/1437754435510358016

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.