– Redaksia e revistës “Fjala” e piklluar për humbjen e shkrimtarit , poetit dhe publicistit nder më të spikaturit e qytetit Shkodwr , tashmw tw ndjerit Skender Temali , ngushllon familjen dhe të afermit.Po percjellim postimin e kreut të shkrimtarve të Shkodres Zija Vukaj.
Të nderuar miq!
Dua të ndaj me ju lajmin e hidhur për humbjen e mikut tonë, z. Skënder Temali. Sonte shpirti i tij kaloi në amshim. Familjarët humbën njeriun e tyre të çmuar, qyteti humbi një artist të vlertë të artit të fjalës, poezia humbi një zë të kthjellët dhe krejt të veçantë, ne shokët dhe miqtë e tij humbëm një mik të rrallë, një krijues dhe përkrahës të vlerave; një mbështetës të energjive të reja. Zotni Skënderi bëri shumë për kulturën shkodrane. Përveç krijimeve në poezi, poema, tregime, novela, romane studime etj., ai mbetet një qytetar model, një mësimdhënës i përveçëm dhe një individ aktiv në mbajtjen gjallë të traditave kulturore të qytetit tonë, Shkodrës. Mjafton të kujtojmë themelimin dhe drejtimin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës, si dhe krijimin e organit periodik “Pena e Shkodrës”, që u bë tribunë e shpalosjes së vlerave letrare në rang kombëtar. Ai qe organizator i madh i shumë veprimtarive letrare brenda dhe jashtë vendit, si dhe fitues i shumë çmimeve. Me këtë rast i shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij të nderuar. Shpirti i tij i bardhë pastë rahmetin e Zotit dhe dritën e përjetësisë!