NGA: ROVENA KURTULAJ
Ka qënë një takim mbreslënës, aktiviteti I organizuar nga bashkia M.Madhe, me përfaqësues të komunitetit te njerzve të artit dhe kulturës në këtë trevë.
Veçmas diskutimit për problematikat që shqëtësojnë njerzit e artit dhe cultures në M.Madhe, ku natyrisht si pasojë e moskujdesjes së gjithë këtyre vitëve , nga të gjitha pushtetet M.Madhe vuan mungesen e mjaft instucioneve të domosdoshme për një treve me tradita në art, kulturë , sport, por dhe histori.Ndaj kreu i bashkisë Tonin Marinaj , si dhe deputeti Paulin Sterkaj kanë premtuar se do të punojnë për të patur një ndryshim rrenjësor edhe në këtë drejtim.Nderkohë që ka qënë poeti Isuf Hebaj I cili ka kerkuar që të pranishmit të nderojnë më një minut heshtje shkrimtarin , poetin dhe publiçistin e njohur Skender Temali I cili është ndarë nga jeta.Më pas katër personaliteteve të shquara të M. Madhe pikrisht z, Dak Keqaj , si poet , por edhe si atlet I njohur ndër vite I është akorduar titulli “Qytetar Nderi” po kështu edhe kritikut të njohur Kadri Ujkaj, dhe Prof, Vlash Linadi ,Fadil Hasmujaj. Kësisoj ky ëvënt I thjesht kulturor , I ka dhënë kësaj ditë bukurinë e veçantë, duke treguar se Malësia dijnë të nderojnë dhe respektojnë bijet e saj.Këtë aktivitet e ka pershendetur edhe shkrimtari Shqiptaro – Amerikan , me orgjine nga qyteti I Tuzit prf Lulash Palushaj ( kalorës I Urdhërit të Skenderbeut)