Ikën laurati i Parë i “Teutës”

0
428
Nga: Jeta Beqiraj
Ka ndërruar jetë Laureati i Parë i “TEUTËS”,(2013), vëllami i Ali Podrimjes, doajeni i letërsisë malezeze, aka.Jervrem Bërkoviq!
Disidenti i regjimeve pushtuese e shkombëtarizuese si pasojë e të cilave për disa vite jetoi në ekzil, gjatë shërbërjes së përgjakshme të ish-Jugosllavise në vend të dallimeve dhe luftërave fliste për paqen dhe pajtimin. Aka.Bërkoviq, si vëllam i poetit të Kosovës Ali Podrimja, u vu në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve edhe atëherë kur fjala paguhej me burg e kryengritja me jetë…
Me ikjen e tij “TEUTA” humbi laureatin e parë dhe mikun e sinqertë, i cili dhuroi për të deri në muajt e fundit të jetës. Ndaj në emrin tim dhe të anëtarëve të “TEUTËS” ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe mbarë komunitetit artistik.
Pusho në paqe NJERI! Gjurmët tua të ndritura do të vazhdojnë të jetojnë…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.