I MADHI GJOSHO VASIA

0
585
NGA:VEBI KURTAJ
Koha iken, kujtimet rrinë,
Dikur, nata e vitit të Ri,
Per me pa Gjosho Vasinë,
Mbushej oda, plot fëmi…
Kokë më kokë rrinin bashkë,
Pranë ekranit, “bardh e zi”,
Prisnin të vijë ora gjashtë,
Çastin gazmor per femi…
Eh, dikur mbaruan lajmet,
Ashtu siç donte partia,
Pastaj s’pushuan hajgaret,
Nga i madhi Gjosho Vasia.
Kitaren e perkedhelte,
O ho ho, me zë të ngrohtë,
Duartrokitjet i “ndezte”,
Sikur e kishin në odë.
Gjyshja shikonte per seri,
Sa shpejt që kalonte ora,
Duke qeshë në kupë të qiellit,
Protezat i ranë nga goja…
Ha ha ha, qeshnin fëmia,
Mundohen ta venë në “lojë”,
Ky pra asht Gjosho Vasia,
Që të len pa “dhamë në gojë.”
Komedian, kompozitor,
Parodisti simpatik,
Kitarist dhe kantautor,
Zërin, karakteristik…
Por në kulmin e karierës,
Sistemi harbut, çnjerëzor,
Artisti i madh i skenes,
S’lejohej të triumfojë.
Çuditërisht, biografia,
Lufta e klasave, shkatrrimtare,
Ashtu siç ishte partia,
Të dënonte pa gjyq fare…
Eh, në atë kohë mizore,
Intelektin e shkatërruan,
Këtë IKONË gazmore,
Çuditërisht, e internuan…
Regjimi i vuri kamen,
Edhe pse të lirë s’e lanë,
Shumë më lart ia ngriti famen,
Spektatori i tij shkodran…
Edhe sot e kësaj dite,
Të madhit Gjosho Vasia,
Puro shkodrane tipike,
Triumfojnë bejtat e tia…
Ndaj duhet skalitur emri,
Me kitaren si dashnore,
Para teatrit “Migjeni”,
Meriton një permendore…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.