Historia e një Furke

0
1141

Nga: Luigj Camaj

29 shtatori Dita e Trashigimisë Kombetare;
Ne emer te kësajë dite të madhe po e postoj foton e nji furke, pajisje manufakturale të cilën e posedonte jo vetëm çdo amvisni por çdo femër e moshës për punë; plakë, grua shtëpie, nuse por edhe vajzë. Furka shoqërohej me boshtin dhe së bashku shërbenin për tierrje, prodhimin e pënit nga leshi i cili më parë shprishej dhe përgatitej për tierrje. Sot furkat janë eksponate muzeale. Furkat zbukuroheshin me gdhendje me motive nga më të ndryshmet e sidomos me motive kozmike si me ato astrale, gjeometrike si me ato trigonometrike, kombetare etj.
Kjo furkë ka nji histori të veçantë, histori e cila për mua dhe familjen time ka shumë rëndësi.
Furka ka vjetërsi 74 vjeçare dhe e punoi babai im Silvestër – Sil Gjoni Camaj nga Vuksanlekajt të cilën ia dhuroi Pashkës bijës së Gjok Ded Markut Gojçaj nga Rranxa e Qafës. Familja Gojçaj e kishte ruajtur me kijdes deri sot, thjeshtë nga korrektësia e tyre furka perseri u kthye në familjen tonë, tani ata na e “dhuruan” neve.
Falenderoj familjen Gojçaj

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.