Është sjell në kujtesë 130 vjetori i lindjes së Hafiz Myrteza Vuci. kësisoj ka qënë shoqata Shqipëri – Vëndët Arabe e cila ka organizuar një veprimtari të tillë , duke e risjell në kujtesën qytetare këtë njëri të përkushtuar veçanarisht ndaj bësimit islam.hafiz Myrteza vuciNë lagjën Kiras të qytetit Shkodër , lagje kjo e njohur për tradita të mëdha të besimit dhe atdhetarizmit, jetojnë prej shekujsh fise të vjetra Shkodrane , si Shkrelët, Shollajt , Vucajt e tjerë , pikrisht në këtë lagje është lindur , rritur dhe ka punuar edhe njëri ndër intelektualët e kohës Hafiz Myrteza Vuci.Ndaj në nderim të kësaj figure , shoqata e miqëisë Shqiperi – Vëndët Arabe kanë organizuar këtë takim ndërmëndje, kushtuar lindjes 130 vitë më parë të këtij kolosi të besimit islam , ndaj ka qënë Muhamër Vuci i cili ka folur rreth kësaj figure, duke thekuar se ; Fisi Vucajve kishte krijuar një traditë të mirë në ndjekjen e besimit islam, ndaj ata kontribuan maksimalisht edhe për ndertimin e xhamisë së vjeter të “Kirasit” rreth 250 vjeçare. Me tej është folur për figurën e Hafiz Myrto Vucit , ku është cituar thenia e Hafiz Sabri Koçit: Në vitin vitin 1938 kur unë e kam njohur, ishte një nga imamët më të dalluar të Shkodrës. Është shquar për zërin e mrrekullueshëm, për këndimin e kur’anit me profesionalizëm.