GJERGJ KASTRIOTI -SKËNDERBEU, FIGURË E NDRITUR  E KOMBIT SHQIPTAR.

0
  • – Përkujtohet 555 vjetori i vdekjes së Skënderbeut .
    JAK  RROZHANI
    Është përkujtuar në qytetin e Lezhës, 555 vjetori e vdekjes së Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, me aktivitetet letraro-kulturoro-artistike, të organizuara  në nder të këtij eventi historik,nga Bashkia Lezhë,me kujdesin e veçantë të kryetarit të kësaj Bashkie,  z.Pjerin Ndreu , i cili përshëndeti të pranishmit, Presidentin e Republikës  Ministrin e Drejtësisë etj. duke evokuar jetën dhe veprën e pavdekshme dhe të  lavdishme të Heroit, në Memorialin e Vendvarrimit të Skënderbeut dhe në QKF Lezhë , me pjesëmarrjen e  Presidentit të Republikës z.Bajram Begaj dhe  Zonja e Parë,Ministri i Drejtësisë , z. Ulsi Manja , të cilët përshëndeten të pranishmit e duke evokuar figurën e ndritur , jetën dhe veprën e pavdekshme të Gjergj Kastrioti-Skënderbeut , në luftën për liri, pavarësi , bashkim dhe identitet kombëtar,simbol i qëndresës dhe i atdhedashurisë ,krenari kombëtare dhe burim frymëzimi për gjithë shqiptarët ,simbol dhe krenari kombëtare. Për të vijuar me koncertin letraro-artistik të organizuar në sallën e koncerteve të QKF Lezhë . Në përkujtimin e 555 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë kombëtar, u zhvilluan  aktivitete letraro-artistike edhe  nga mësuesit dhe nxënësit të veshur me kostume kombetare të shkollës ” Gjergj Kastrioti ” në qytetin e Lezhës, me drejtoreshën e palodhur, znj . Dije Zefi, duke mbajtur me nder e krenari , ecuri ,rezultate e cilësi në arsim, emrin e Heroit tonë kombëtar,  simboli dhe krenaria jonë kombëtare,  shembull frymëzimi për brezat. Sa më shumë vite kalojnë nga vdekja e Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, aq më shumë rritet lavdia e tij. Heroi ynë kombëtar, hyri në histori ,kur Shqipëria dhe Evropa kishin nevojë për të. Siç thoshte Noli i madh :  “Ai hyri në skenë ,kur e thirri historia”. Pasi çliroi Principatën e Kastriotëve,Skënderbeu mblodhi në Lezhë ,Kuvendin historik,  që shënoi kthesën rrënjësore për shqiptarët ,më 2 Mars 1444 ,duke bashkuar princat  shqiptarë, duke formuar Lidhjen e Lezhës , duke krijuar shtetin e parë shqiptar,  arkën e përbashkët dhe ushtrinë, me kryekomandant Gjergj Kastrioti -Skënderbeu. Tek ky kuvend historik,  duke  shënuar kthesën vendimtare për shqiptarët dhe si ngjarje më e rëndësishme, e kanë zanafillën fitoret  e lavdishme 25 vjeçare nën udhëheqjen e Skënderbeut,   që  ndërmorën shqiptarët kundër turqve ,duke sjellë lirinë, pavarësinë bashkimin ,shtetin e pavarur dhe identitetin kombëtar  .Papa  i Romës ,e quajti Skënderbeun Kalorës i Krishtërimit ,si mbrojtës i tij . Më 17 janar 1468 ,Gjergj Kastritoi-Skënderbeu vdiq dhe u varros i mbuluar me lavdi në  Kishën e Shën-Kollit në Lezhë (sot  Memoriali i Vendvarrimit  të tij) . Duke u bërë një vend peligrinazhi dhe i vizitueshëm në çdo kohë nga vizitorë e turistë vendas e të huaj, të moshave dhe profesioneve të ndryshme ,që shfaqin kureshtjen dhe dëshirën të njihen nga  afër me jetën dhe veprën e lavdishme dhe të pavdekshme të Heroit  tonë kombëtar , simbol i qëndresës,atdhedashurisë, lirisë ,pavarësisë  bashkimit të shqiptarëve ,shtetit të parë shqiptar dhe identitetit tonë kombëtar, burim frymëzimi për shqiptarët dhe brezat.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.