Miqësorja/ Vetëm 15 minuta , dhe jo më shumë.Beslidhja dhe Veleçiku dhe 1 me 1

0
95

Vetëm 15 minutat e para të miqësores  u janë dashur skuadrave Veleçiku dhe Beselidhja dhe e kane mbyllur ne barazim 1-1 ndeshjen miqesore ne mes tyre, e cila eshte luajtur ne stadiumin e qytetit te Lezhes dhe qe u ka sherbyer te dy skuadrave si test ne prag te nisjes te ndeshjeve zyrtare te ketij viti.Kane qene koplikasit ata qe kane kaluar te paret ne avantazh qe ne minuten e 5-te. Ata kane fituar nje 11-metersh qe eshte kthyer ne gol nga sulmuesi i njohur Arsen Hajdari. Nderkohe ne minuten e 15-te ka qene braziliani Nunes qe ka barazuar rezultatin pas nje gjuajtje te sakte me koke. Pjesa e pare eshte mbyllur me rezultatin e barabarte 1-1.Ne pjesen e dyte nderkohe trajneret e te dy ekipeve kane bere edhe disa zevendesime, por nderkohe rezultati nuk ka ndryshuar deri ne fund, pavaresisht perpjekjeve dhe rasteve te Beselidhjes, por dhe Veleçikut. Ne kete menyre kjo ndeshje miqesore eshte mbyllur ne shifrat 1-1.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.